Giovanni Bertolazzi rikthehet në skenën e TKOBAP-së.

Sindi Metushi
02/06/2025

Në kuadër të Javës Kulturore Italiane, mirëpresim një mik të dashur të publikut shqiptar, këtë herë në një mbrëmje të jashtëzakonshme nën dirigjimin e maestro Andrea Solinas, ku emocionet do të flasin përmes muzikës.

Nga Verdi, Puccini e Tchaikovsky, deri te një premierë absolute për herë të parë në Shqipëri, vepra “Alla valle del fiume Crati” e kompozitorit arbëresh Salvatore Frega.✨🎶

🤗Një koncert që sjell në skenën e TKOBAP-së hijeshinë dhe madhështinë e muzikës klasike, falë mbështetjes së Istituto Italiano di Cultura.

Në kuadër të vizitës së tyre, kompozitori Salvatore Frega dhe pianisti Giovanni Bertolazzi do të zhvillojnë gjithashtu një masterclass për studentët e Universitetit të Arteve.

📆6 Qershor | 🕚Ora 20:00
Mos e humbisni!

🎟️ Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10

Ju mirëpresim!

Më shumë