Festivali “Vox Baroque”, edicioni i 12-të

Sindi Metushi
02/07/2025

Festivali Ndërkombëtar “Vox Baroque” po mban edicionin e tij të 12-të, pas një përvoje të rëndësishme pozitive gjatë 11 edicioneve të para. Qëllimi kryesor është edukimi i publikut shqiptar, veçanërisht brezit të ri, rreth traditave të pasura muzikore të shekujve 16, 17 dhe 18. Ruajtja e kësaj trashëgimie të hershme muzikore, promovimi i vlerave të pasura artistike dhe kulturore, nxitja e shkëmbimit kulturor ndërkombëtar, ndikimi në turizmin elitar dhe kontributi në zhvillimin ekonomik janë ndër objektivat kryesore të këtij projekti të zhanrit klasik. Projekti është bërë një ngjarje tradicionale, e mirëpritur për artin që përcjell, pjesëmarrjen e virtuozëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë, si dhe organizimin e koncerteve në vendet tona të çmuara të trashëgimisë kulturore.

July 3, 2025

Event Hours 20:00 PM

Më shumë