“Beach Volleyball Albania”/Ja çfarë do të ndodhë më 11-13 korrik në Vlorë…

Anja Dervishi
10/07/2025

E ftuar në “Live From Tirana”, ka qenë Deborah Keçi, për të folur më shumë mbi një event sportiv që do të mbahet këtë fundjavë në qytetin e Vlorës. “Beach Volleyball Albania” vjen nga data 11-13 korrik në Lungomare, Vlorë duke sjellë argëtim pa limit. Ja çfarë na pret…

Beach Volley është një disiplinë ndryshe nga sallat e mbyllura, që luhet në plazh dhe luhet me formatin 2 me 2, që është formati zyrtar, por mund të ketë dhe variacione të ndryshme. Kampionatet e Beach Volley janë një target i Federatës Shqiptare të Volejbollit, që fatkeqësisht këto vitet e fundit ka patur një pauzë në organizimin e aktiviteteve zyrtare të Beach Volley. Dhe këtë vit, Federata Shqiptare e Volejbollit erdhi me një projekt shumë ambicioz, për të rikthyer edhe njëherë të gjithë departamentin e Beach Volley, për ta ringritur dhe për të investuar dhe për të arritur një përfaqësim dinjitoz në arenën ndërkombëtare. Përveç se për të luajtur për qejf, por dhe për ta ringritur Beach Volley në arenën ndërkombëtare. Në këtë aspekt, prezantoi dhe një kalendar me aktivitetet zyrtare të Beach Volley. Është për të ardhur keq se si Shqipëria me një vijë kaq të gjerë bregdetare dhe me plazhe kaq të shumta ranore, se Beach Volley është një disiplinë që kërkon plazhe me rërë, të mos ketë fusha apo njerëz që luajnë qoftë për qejf, qoftë në mënyrë profesionale. Kështu që kjo iniciativë, është një iniciativë shumë e mirë për ta rinisur dhe për të arritur aty ku ne duam të shkojmë pas disa vitesh. Kështu që do të fillojmë aktivitetin e parë në datën 11-13 korrik në Vlorë. Vlora u zgjodh sepse është një ndër plazhet më të bukura, por dhe si një atraksion turistik shumë i madh, sepse pjesëmarrësit në garë nuk janë vetëm nga Shqipëria, por dhe nga trevat përreth, nga Mali i Zi, nga Kosova, nga Maqedonia. Kështu që është një aktivitet ndërkombëtar dhe është një prezantim shumë i mirë që i bëhet Shqipërisë. Këto aktivitete, nuk janë aktivitete që promovojnë vetëm sportin, por mbi të gjitha promovojnë dhe turizmin, çdo aktivitet që sjell sportistë të huaj në Shqipëri. Është një prezantim që i bëhet Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, të paktën në fushën e sportit.

Më shumë