
Projekti synon të organizojë Edicionin e 8-të të Festivalit të Muzikës Moderne. Pas suksesit të 7 edicioneve të para, ky Festival është bërë një traditë dhe mbart vlera të mëdha artistike dhe muzikore. Në këtë edicion, pritet që festivali të zgjerojë territorin e tij gjeografik dhe të përfshijë jo vetëm qytetin e Shkodrës, por edhe qytete të tjera të rëndësishme në vend si; Durrsi, Tirana dhe Vlora. Ky festival promovon muzikë moderne cilësore në të gjitha zhanret e saj si: xhaz, flamenko, pop, gospel, etj. Sipas kalendarit të aktiviteteve, do të mbahen 4 koncerte të rëndësishme në sheshet kryesore të qyteteve të përzgjedhura për realizimin e këtij projekti.
July 25, 2025
Event Hours 20:00