8 shtatori, Dita Ndërkombëtare e Shkrim-Leximit

Sindi Metushi
08/09/2025

Sot është Dita Ndërkombëtare e shkrim-leximit. Në vitin 1966 UNESCO e shpalli 8 shtatorin si Ditën Ndërkombëtare të Shkrim-Leximit me qëllim që t’ia rikujtojë bashkësisë ndërkombëtare rëndësinë e shkrim-leximit për individët, bashkësitë dhe shoqërinë si dhe për nevojën e shtimit të përpjekjeve për krijimin e shoqërive që dinë shkrim-lexim.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Leximit, Qendra Kombëtare për Librin dhe Leximin organizon një takim të veçantë me nxënës nga shkollat ​​e Tiranës për të reflektuar mbi rëndësinë e leximit dhe fuqinë e shkrimit. 📚 Një ditë kushtuar nxitjes së dashurisë për librat dhe forcimit të kulturës së leximit tek brezat e rinj.

Data

08/09/2025

Ora

11:00

Më shumë