
“Muzeu në Shesh” është një iniciativë që sjell ekspozitat e muzeut dhe aktivitetet edukative në hapësirën publike, duke e transformuar qytetin në një pikë takimi kulturor për të gjitha moshat. Programi përfshin ekspozitën “Thesaret e Muzeut Historik Kombëtar”, ku shfaqen fotografi të objekteve emblematike. Për fëmijët, aktivitete krijuese dhe interaktive si “Arkeologu i Vogël” dhe “Mos u Zemëro” inkurajojnë të mësuarit përmes lojës. Një qasje e re ku muzeu del jashtë mureve të tij dhe bëhet pjesë e jetës së përditshme urbane.
Data
29/09/2025
Ora
10:00-13:00