
Ku arti takon historinë! Si pjesë e një iniciative frymëzuese edukative dhe krijuese, nxënësit e shkollave të mesme ftohen të marrin pjesë në një vizitë në muze, e më pas në një konkurs arti të frymëzuar nga temat e muzeut dhe përshtypjet e lëna nga përvoja. Pas vizitës, nxënësit do të kenë mundësinë të shprehin reflektimet dhe emocionet e tyre përmes formave të ndryshme artistike si: piktura, vizatimi, shkrimi i eseve ose fotografia , dhe të konkurrojnë për çmime speciale që festojnë kreativitetin dhe origjinalitetin. Ky aktivitet synon jo vetëm të nxisë interesin për trashëgiminë kulturore, por edhe të nxjerrë në pah artin si një urë e fuqishme midis së kaluarës dhe zërave të të rinjve të sotëm.
Data
24/10/2025
Ora
11:00
Vendi
Muzeu i Shtëpisë së Gjetheve