200 VJET STRAUSS
Një mbrëmje që udhëton në zemrën e muzikës vjeneze, aty ku melankolia vallëzon nën ritmet e një valsi të përjetshëm.
Në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Ansambli Simfonik “Johann Strauss” i Vjenës sjell koncertin “200 vite Strauss ”, në kuadër të 200-vjetorit të lindjes së kompozitorit të mirënjohur dhe çeljes së Javës Kulturore Austriake në Tiranë.
Programi është menduar si një rrëfim që zbulon rrënjët dhe anën më melankolike të krijimtarisë së Strauss-it, përmes perlave si “Wo die Zitronen blühn” dhe “Dorfschwalben aus Österreich” nga Josef Strauss.
Në pjesën e dytë, skena ndriçohet nga pjesët më të dashura, që e mbyllin koncertin me festë e gjallëri nga “Tritsch-Tratsch-Polka” deri tek “An der schönen blauen Donau”.
Një natë që e kthen Tiranën në një copëz Vjene të vogël, plot shkëlqim, finesë dhe muzikë të ndjerë.
Data
28/10/2025
Ora
18:00