Filmi “Il padiglione sull’aqua”

Sindi Shkira
17/11/2025

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në shfaqjen e dokufilmit “Il Padiglione sull’Acqua” nga Stefano Croci dhe Silvia Siberini, më 17 nëntor 2025, ora 18:30, në Piramidën e Tiranës.
Në sallë do të jetë i pranishëm prof. J.K. Mauro Pierconti, i cili do të hapë aktivitetin me një hyrje mbi veprën e arkitektit Carlo Scarpa.
Filmi është një udhëtim poetik në botën krijuese të Scarpës dhe në dialogun e tij me kulturën japoneze, përmes reflektimeve të filozofit Ryosuke Ōhashi mbi kuptimin e bukurisë.
Aktiviteti organizohet nga Departamenti i Arkitekturës i Universitetit Katolik “Zonja e Këshillit të Mirë”, në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës në Tiranë.

Data

17/11/2025

Ora

18:30

Location

Kino Piramida, Tiranë

Më shumë