Le të festojmë së bashku “Ngjyrat e Pavarësisë” në Pazarin e Ri! Më 28 nëntor, duke filluar nga ora 10:00 e mëngjesit, Tirana do të gjallërohet me një atmosferë festive plot traditë, muzikë, art dhe aroma shqiptare. Paradës patriotike dhe kostumeve tradicionale do t’i bashkohen kënde arti dhe artizanati, stenda fotografike, degustacione të gatimeve tona lokale dhe performanca live. Le të festojmë Pavarësinë me ngjyra, energji dhe krenari!
Data
28/11/2025
Ora
10:00