“When You Disappeared”/Po sikur e gjithë vuajtja dhe pikëpyetjet që ke pasur në kokë, të mos ia kenë vlejtur kurrë?!

Anja Dervishi
05/12/2025

Kur Catherine zgjohet vetëm një mëngjes, ajo mendon se bashkëshorti i saj ka shkuar për vrap para punës. Por Simon nuk arrin kurrë në zyrë. Këpucët e tij të vrapimit janë te dera e përparme. Asgjë nuk mungon – përveç tij.

Catherine e di që Simon duhet të jetë në telashe. Ai nuk do ta linte atë kaq thjeshtë. Ai nuk do t’i linte fëmijët. Por Simon e di të vërtetën – pse u largua dhe çfarë ka bërë. Ai di gjëra për martesën e tij që do ta vriste Catherine po t’i zbulonte. Kujtimet që ajo mban janë gënjeshtra.

Ndërsa Catherine përballet me një realitet të ri të errët në shtëpi, Simon është në gjysmën tjetër të botës, gjallë dhe në lulëzim. Ai po bën gjithçka që duhet për të qëndruar një hap përpara të vërtetës.

Por ai nuk mund të fshihet përgjithmonë, dhe kur ai të rishfaqet njëzet e pesë vjet më vonë, Catherine më në fund do të mësojë se kush është ai. Dhe do të donte të kishte qëndruar në errësirë.

Libri fillon me një histori që të vë në mendime pse Simon e lë Catherine. A është ai thjesht një njeri i dobët dhe egoist? Apo veprimet e tij kanë qëllime të mira? A do ta urrejmë edhe më shumë në fund? Apo arsyet e tij për të shkaktuar kaq shumë dhimbje do të na thyejnë zemrën?

Romani fillon me kthimin e Simon pas 25 vitesh dhe më pas kthehet te vendimi i tij për t’u zhdukur dhe për të lënë të dashurën e tij të fëmijërisë, Catherine, dhe 3 fëmijët e tij kaq shumë vite më parë. Ai në fakt planifikoi të vetëvritej, por në fund vendosi që kjo do të ishte shumë e lehtë, më mirë ta linte gruan e tij të vuante dhe të pyeste veten se çfarë i ndodhi, kështu që ai thjesht u zhduk… deri tani. Arsyeja pse ai u largua është e rrethuar nga misteri, por që duhet të jetë diçka e tmerrshme ky është mendimi i parë. Ja që e vërteta është shumë më keq nga ç’e mendonit…

Kur ai troket në derën e saj pas kaq shumë kohe, Catherine e pyet pse ai u largua dhe çfarë i bëri ajo që e shtyu të ndërmarrë këtë veprim. Ai është aty për t’i treguar pse e ka pasur inat gjatë gjithë kësaj kohe, por së pari ajo duhet të dëgjojë se çfarë e detyroi të bënte ndërsa ai ishte larg. Ajo i shtypi ëndrrat dhe idetë e tij dhe e vetmja gjë që ai dinte ishte se lumturia e vërtetë nuk ekzistonte. Kur mendon se do ta kesh, diçka e errët dhe e kalbur do ta kthejë dhe do ta heqë. Ai e kishte parë mjaft shpesh, me nënën e tij, me familjen “perfekte” të mikut të tij Douglas, dhe pastaj atë që bëri gruaja e tij. Tingëllon e hidhur dhe padyshim që ka një peshë që ndien kur e lexon këtë libër, por për fat të mirë notat pozitive u bënë gjithnjë e më të dukshme sa më shumë që përparon në roman.

Nuk ka asgjë që jep një ide se çfarë ndodhi, por historitë alternative të së kaluarës së tyre të japin një ide mjaft të mirë se kush ishin këta njerëz, veten e tyre të vërtetë që dilte në pah përmes veprimeve të tyre dhe si i përballuan vështirësitë e tyre. Mëson se si ai bënte një jetë dekadente pa shqetësime, ndërsa ajo përpiqej të merrte veten, gjeti 3 punë për të siguruar jetesën për fëmijët e saj. Edhe pse Catherine bëri diçka kaq të tmerrshme saqë Simon hoqi dorë nga gjithçka dhe ndoshta duhet të kishe ndierë keqardhje për të që mori një vendim kaq të rëndë, nuk e bën, në asnjë moment. Ai e hoqi familjen e tij nga mendja shumë lehtë, bëri gjëra të tmerrshme dhe ti e gjen veten duke mos ndierë më keqardhje për të.

Duhet të lexosh deri në fund të romanit për të kuptuar pse ai më në fund u kthye dhe, edhe pse kaq shumë vite pas fakteve, ende përpiqet të ngjallë faj. Ndërveprimet e tyre në të tashmen ishin si një valle, duke parë se çfarë i bënin të vërtetat e tyre njëri-tjetrit kur i dëgjonin të deklaroheshin kaq sinqerisht. Ishte interesante të shihje se si e kalonin jetën e tyre dhe ngadalë po vijnë në thelbin e historisë me një kthesë ngjarjesh që nuk e kishe imagjinuar kurrë dhe ishte kaq tragjike.

Nuk jam e sigurt nëse ky roman është për të gjithë, do të ketë disa mendime të ndara ndoshta për shkak të këtij personazhi të papëlqyeshëm dhe mungesës së gjërave emocionuese që ndodhin, por në përgjithësi është tërheqës.

Më shumë