Ekspozitë “Ismail Kadare” te Biblioteka Kombëtare
Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë organizon ekspozitën përkujtimore në nder të 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare, duke sjellë në vëmendje veprën, mendimin dhe trashëgiminë letrare e kulturore të një prej përfaqësuesve të letërsisë shqipe në botë.
Ekspozita ofron një panoramë të përzgjedhur të botimeve, dokumenteve dhe materialeve të tjera bibliotekare që dëshmojnë rolin e Kadaresë në formësimin e idenitetit letrar e kulturor shqiptar.
Data
28/01/2026
Location
Biblioteka Kombetare