“Beethoven & Liszt”

Sindi Shkira
26/02/2026

“Beethoven & Liszt” – Koncert recital nga Amir Xhakoviq te TKOB
Më 28 Shkurt, ora 19:00, në Hollin Koncertor të TKOBAP-së, pianisti Amir Xhakoviq ngjitet në skenë me një program që bashkon thellësinë, dramën dhe virtuozitetin në një mbrëmje të vetme.

Me një program që nis me Barokjaren e Peçit, vijon me Suitën për Piano, Op. 27 të Zografskit, kulmon me Sonatën nr. 32, Op. 111 të Beethoven-it dhe përmbyllet me virtuozitetin e Liszt-it , “Après une lecture du Dante: Fantasia quasi Sonata”

Një udhëtim muzikor që nuk duhet ta humbisni!

Data

28/02/2026

Ora
19:00

Location

Teatri i Operas dhe Baletit

Më shumë