Dua Libri – “Tradhëtia e Intelektualëve”

Sindi Shkira
30/03/2026

Dua Libri – “Tradhëtia e Intelektualëve” nga Julien Benda

Më 31 Mars, ora 18:30, në Qendrën DUA, do të diskutojmë këtë vepër të rëndësishme të mendimit kritik, ku Benda ngre pyetje thelbësore mbi rolin e intelektualëve në shoqëri dhe përgjegjësinë e tyre ndaj së vërtetës.

Një mbrëmje reflektimi mbi marrëdhënien mes dijes, moralit dhe pushtetit, si dhe mbi sfidat që përballen intelektualët kur përfshihen në pasionet politike dhe ideologjike të kohës.

Ju mirëpresim për një tjetër takim diskutimi dhe mendimi kritik! 🌿📖

📍 Qendra DUA – Rr. Naim Frashëri 62, Tiranë

Më shumë