Koncert “Kur dy zemra dashurohen” për Muharrem Gurrën te TKOB
Muharrem Gurra mbetet një nga emrat më të shquar të traditës muzikore qytetare tiranase, një krijues dhe interpretues që i dha jetë, ndjenjë dhe elegancë këngës së qytetit.
Me finesë dhe ndjeshmëri, ai ndërtoi një stil të veçantë, duke lënë pas një trashëgimi që sot jeton si pjesë e identitetit tonë kulturor.
Ky koncert premierë vjen si një bashkëpunim i veçantë i familjes së tij me trupat e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, duke sjellë në skenë një ndërthurje mes traditës autentike dhe interpretimit bashkëkohor, një homazh i denjë për figurën dhe veprën e tij.🤍
Në këtë mbrëmje të jashtëzakonshme do të ngjiten në skenë artistë të mëdhenj të muzikës shqiptare si:
Merita Halili, Kastriot Tusha, Manjola Nallbani, Artan Bakija dhe Elvina Gurra (piano)
Me regjinë e Ada Gurrës dhe skenografi nga Ergys Krisiko ju presin dy mbrëmje që nuk janë thjesht koncert…
por një rikthim i shpirtit të Tiranës përmes muzikës.
Data
10/04/2026
Location
Teatri i Operas dhe Baletit