Inaugurimi i teatrit të hapur “Mirush Kabashi”

Sindi Shkira
13/04/2026

Familja Kabashi ju fton të gjithëve ju, familjen e tij të madhe; publikun, miqtë, kolegët, gazetarët, të gjithë ju që e deshët dhe e mbështetët, si në jetë ashtu edhe përtej saj.

Në pamundësi për t’ju kontaktuar secilin personalisht, po ju drejtohem përmes kësaj hapësire që, në një mënyrë apo në një tjetër, jemi bashkuar kryesisht nga Mirushi.

Ju pres të gjithëve më 17 Prill, në orën 19:30, në përvjetorin e lindjes së tij, jo vetëm për ta kujtuar, por për ta ndjerë sërish praninë e tij mes nesh.

Në këtë mbrëmje, në zemër të Tiranës, Teatri i hapur pranë Liqenit Artificial do të marrë zyrtarisht emrin e tij. Një hapësirë që nuk do të jetë thjesht një emër, por një vazhdimësi… një frymë… një përjetësi që do të jetojë mes nesh dhe do të flasë në çdo hap, në çdo fjalë, në çdo emocion.

Data

17/04/2026

Location

Liqeni Artificial, Tiranë

Më shumë