“Misa a Buenos Aires”

Sindi Shkira
20/04/2026

“Misa a Buenos Aires” me Vikena Kamenicën & Enada Hoxhën te TKOB

Misa a Buenos Aires, një udhëtim shpirtëror mes tingullit dhe lëvizjes.

Vepra e jashtëzakonshme e Martín Palmeri vjen në skenën e TKOBAP-së si një bashkim unik i muzikës sakrale me ritmet pasionante të tangos argjentinase.

Një produksion i veçantë që vjen nën firmën regjisoriale dhe interpretimin e mezzosopranos së teatrit, Vikena Kamenica, ku së bashku me Trupën e Baletit, e cila sjell ritmet e tangos përmes koreografisë së Enada Hoxhës, dhe Orkestra Simfonike e TKOBAP-së, nën dirigjimin e Sergio Alapont, realizojnë një bashkëpunim të veçantë me Korin e Filharmonisë së Kosovës, nën drejtimin e Hajrullah Syla.

Një mbrëmje ku besimi, pasioni dhe arti bashkohen në një përjetim të paharrueshëm në Tempullin Shqiptar të Artit. ✨

24-25 prill, ora 20:00

Më shumë