Koncert premierë kushtuar kompozitorit Shpëtim Kushta te Universiteti i Arteve
KONCERT PREMIERË
Orkestra Simfonike e RTSH ju fton në një mbrëmje të veçantë muzikore, kushtuar krijimtarisë së zgjedhur të kompozitorit Shpëtim Kushta, në kuadër të 80-vjetorit të lindjes së tij.
Një udhëtim artistik që sjell në skenë emocionin, traditën dhe vlerat e muzikës shqiptare, në interpretimin e Orkestrës Simfonike të RTSH dhe Korit të TKOB.
Nën drejtimin artistik të Lorenc Radovani
Me pjesëmarrjen e solistëve: Lorenc Radovani, Astrit Selita, Laura Kushta, Nina Muho, Olta Boka, Kamela Islamaj
Dirigjentë: Gridi Kraja, Olsi Qinami, Dritan Lumshi
🎙 Moderatore: Balina Bodinaku
📅 30 Prill
🕖 Ora 19:00
📍 Universiteti i Arteve
Një mbrëmje që nuk duhet humbur, ku muzika dhe kujtesa artistike bashkohen për të nderuar një nga emrat më të rëndësishëm të krijimtarisë sonë.