Kinoklubet e BERK vijojnë 🌬️🎞️
Më 27 maj, në orën 20:30, shfaqim “The Wind Rises”, filmin poetik të Hayao Miyazaki mbi ëndrrën, dashurinë dhe çmimin moral të ambicies.
I zhvilluar në Japoninë e para Luftës së Dytë Botërore, filmi ndjek historinë e Jiro Horikoshit, një i ri që ëndërron të projektojë avionë, ndërsa përballet me tensionet mes krijimtarisë, luftës dhe jetës personale. Me animacionin delikat dhe atmosferën melankolike karakteristike të Miyazakit, The Wind Rises është një reflektim mbi bukurinë e gjërave të përkohshme dhe mbi konfliktin mes imagjinatës njerëzore dhe historisë.
Ju mirëpresim për një mbrëmje filmi, muzike dhe bisede ✨