Ekskluzivisht për TAR, stilistja Rezarta Skifteri tregon gjithçka që ne duhet të dimë në lidhje me trendet e këtij sezoni!

Silvia Tabaku
06/12/2021

Sot e ftuar në emisionin “Live from Tirana” ishte stilistja e njohur Rezarta Skifteri. Ajo ka folur në lidhje me trendet e këtij sezoni dhe ka dhënë mjaft sugjerime dhe këshilla të nevojshme, sidomos për vajzat. Stilistja shprehet se:

Stilistët nuk e dinin si do të ishte moti gjithsesi i hodhën trendet e tyre në treg. Për ne femrat, gjëja e parë që bëjmë është ‘shooping’ dhe shikojmë cilat janë trendet. Ndryshe nga sezonet e tjera, trendet e këtij sezoni janë ngjyrat e ndezura, portokalli, e verdhë, jeshilja ushtarake, jeshilja e ndezur, jeshilja e errët, violeta, blu. Ngjyrat e forta janë kolore që i përkasin verës zakonisht. Sivjet si kjo koha që ne na mban përgjithësisht në Tiranë do ketë ngjyra të ndezura, por kjo nuk do të thotë që nuk do ketë dhe ngjyra të vjeshtës, çokollatë, kafe e errët apo kapuçino. Kjo është e bukura sepse karakteri i femrave është i ndryshëm. Dikush që është më ‘happy’ do ngjyra, dikush që është më serioze do ngjyra më të errëta dhe sigurisht ka mundësi zgjedhjesh pafund.

A të ndodh që të fiksohesh me një veshje të caktuar dhe më pas do patjetër që ta marrësh, pasi pa të garderoba mund të të duket bosh?

Kur ti shikon diçka dhe thua këtë nuk e kam dhe të duket sikur në garderobë nuk ke ndërkohë, ti ke funde dhe pantallona, por të duken të konsumuara dhe ajo gjëja të duket shumë e bukur dhe e kombinon në mendjen tënde me 50 veshje dhe thua do ta marr.

Pse gjithmonë vajzat edhe kur kanë shumë veshje në garderobën e tyre, thonë se nuk kanë asjë për të veshur?

Nuk e di pse ndodh, por gjithmonë themi nuk kam asgjë për të veshur. Në këtë sezon kemi pafund për të veshur nga format më të ndryshmet si veshjet ‘oversize’. Xhaketat që nuk janë të ngushta, po janë oversize të stilit XXL dhe të gjata me mëngë të gjera, shpatulla të gjera qëjanë shumë ‘trendy’. Mund të vishen nga të gjitha format e trupave, se në këtë mënyrë mbulojmë dhe defektet por jemi dhe shumë trendi dhe bëjmë një pamje fashion.

A duhet që vajzat e shkurtra të veshin ‘hoodie’? Stilistja tregon se:

Edhe një femër që është 1.70 e gjatë, kur të jetë me fustan të gjatë do i afrohet një femër tjetër 1.76. Gjithmonë kemi një që është më e shkurtër ose më e gjatë se ne. Këto veshjet që janë të gjera janë sensuale. Pse ne femrat marrim nga garderoba këmishat apo bluzat e meshkujve, i huajzojmë sepse na  rrinë të gjera dhe të japin një sensualitet dhe një elegancë të rafinuar, më femërore.

Lidhur me trendet e fundit, Rezarta thotë se:

Pantallonat, fundet dhe fustanet janë të trikotuara. Trikot apo pantallonat në linjë kashmir ose të leshta, mënyra sesi punohen janë aq puni i hollë dhe elegante që kur vishen në trup ngjajnë shumë bukur. Janë të lirshme dhe poshtë vijnë të derdhura . Fustanet janë të ngushta, ato që duan të tregojnë linjat e tyre mund t’i veshin, ndërsa ato që duan të mbulojnë mund t’i veshin me xhaketa ‘oversize’ dhe njëkohësisht janë ‘fashion’.

Por cilat janë veshjet bazike që ne i rikthehemi vit pas viti?

Palltot. Këtë vit kuadrati nuk e di nëse do i rezistojë shumë por është një dizenjo që nuk i reziston shumë kohës. Gjithashtu, palltot me ngjyra, ose në ngjyrë neutrale apo të ngjyrës kafe, grisë, kapuçinos. Një tjetër janë pantallonat e lëkurës, xhaketat e lëkurës, jelek dhe çdo gjë që ka lidhje me lëkurën është shumë trend. Një tjetër elemenet janë kanotjeret e tylit me lëkurë sipër, ose dantellat, fjongot e shkurtra me një jelek sipër. Ky është një trend i viteve ’90 që rikthehet.

Ne kemi marrë shumë elemente kryesisht nga vitet ’90 por një nga ato kryesorët që Rezarta nuk harron që ta përmendë është:

Leopardi, i cili është shumë i guximshëm dhe do shumë kujdes të mbahet se ndonjëherë mund të keqkuptohet dhe mund të duket vulgar në veshje. Nëse do të vishet me një fustan të ngushtë mos të teprohet me çizme por pak më thjesht, me sandale përshembull.

Cilat do të jenë çizmet më të duhurat për këtë sezon? Stilistja tregon se:

Janë ato çizmet e rehatshme që vinë me bazament take të gjerë poshtë, lëkurat elastan që quhen ‘ekopele’. Quhen kështu sepse nuk janë lëkura të vërteta, prodhohet në fabrikë dhe vishen në formën e çorapeve dhe lexohet forma e këmbës sepse ka elasticitet. Një tjetër çizme janë ato që janë të gjera, jo vetëm të ngjyrave  kafe, blu, krem por edhe ngjyrat e forta rozë, pink, e kuqe apo edhe në atlete. Në ditët pak të zymta mund të luajmë me ngjyrat.

Por edhe për stilin tjetër, i cili është pritur mjaft mirë nga të gjitha vajzat këtë sezon Rezarta thotë se:

Pantallonat e gjera të ndërthurua me çizme kauboj me printet e pitonit dhe prerjet e harkuara tek pjesa e sipërme e këmbës janë shumë trend e këtij sezoni. Gjithashtu edhe pantallonat me shtat të lartë, të gjera dhe tepër të gjata që na evitojnë edhe mbipeshën. Ky trend ka ecur aq shumë në sezonin e verës sa ka ardhur furishë dhe në sezonin e dimrit sepse vajzat e kanë pritur mjaft mirë.

A ekziston një konkurrencë mes vajzave me njëra-tjetrën  për pjesën e veshjeve?

Ne vishemi për veten por edhe për femrat e tjera përballë, është një konkurencë e heshtur. Direkt nga bankat e shkollës kam qenë në biznesin tim privat, nuk kam pasur ndonjë kolege perballë dhe nuk e kam vënë re këtë. Por më vijnë në atelie vajza që punojnë në administratë apo në vende të ndryshme private  që mund të kenë kolege të cilat jo me dashakeqësi por me dëshirën për të qenë bukur i thonë shoqes  “Sa e bukur ajo pallto, ku e ka blerë?”. Kjo është një gjë qw ne femrave na pwlqen. 

Në mbyllje të intervistës së saj, Rezarta Skifteri na tregon se cfarë do të jenë ‘trend’ këtë sezon…

Ky vit vjen me shumëllojshmëri modelesh, formash dhe ngjyrash vetëm d9shira e mirë për të zgjedhur. Mënyra më e mirë për të zgjedhur dhe për ato femra që nuk kanë mundësi ekonomike, i rikthehemi garderobës shikojmë çfarë mund të kemi nga vitet e kaluara sepse çdo vit trendet rikthehen. Të gjitha ne kemi një triko të gjerë apo një palë çizme të ngushta sepse këto janë trende që kthehen çdo vit. Ky vit është i shumëllojshëm. 

Më shumë