10 pulovra luksoze që mund t’i dhuroni këtë Krishtlindje!

Silvia Tabaku
07/12/2021

Sa më shumë të rritemi, aq më shumë i vlerësojmë dhuratat praktike të festave. Dhurata të tilla si veshje të thurura të dizejnuara me kujdes dhe të punuara në mënyrë të shkëlqyer. Është lloji i dhuratës së menduar që ne e vlerësojmë 10 herë më shumë kur temperaturat bien dhe Viti i Ri afron. Kjo nuk do të thotë se trikotazhet janë thjesht praktike por mund të jenë gjithashtu të bukur, të veçanta në stilin e tyre dhe shumë të dëshirueshme.

Duke pasur parasysh këtë, ne kemi përpiluar një listë me 10 pulovra të stilistëve të njohur për t’ia dhuruar miqve dhe familjes këtë sezon festiv. Nga materiali kashmir e deri te pulovrat e thurura me jakë shalli, të cilat janë aq komode dhe të buta saqë personi që do ia dhuroni, do t’i veshë me kënaqësi për dimrin e gjatë që na pret.

1.Golfi me jakë të ngushtë

A ka kënaqësi më të madhe në jetë sesa të shohësh personin që i ke dhuruar një golf të tillë, ta veshë shpesh? Epo, ky do të jetë me siguri rasti i golfit të ngohtë me një dizejno elegante me vija, e cila padyshim që është një zgjedhje e sigurt për këdo dhe gjendet në garderobën e gjithësecilit.

2.Triko e trashë me zinxhir dhe jakë shalli RRL

RRL, e ka marrë emrin nga ferma e madhe e stilistit të njohur amerikan Ralph Lauren në Kolorado, një shtet i njohur për pistat e skive, rezervuarët e mëdhenj dhe shtigjet e ecjes që të lënë pa frymë. E kush më mirë se kjo triko me zinxhir dhe jakë shall mund t’i përshtatej klimës së ftohtë. Mjaft e rehatshme për aktivitete të tilla në natyrë dhe për këto ditë të ftohta dhjetori.

 3.Pulovra lara-lara

Me siguri keni dëgjuar për teknikën tradicionale japoneze “boro” me modelin lara-lara nga “KAPITAL”. Modeli i kësaj pulovre lara-lara e bën më të veçantë. Nëse keni pranë jush dikë që është pranë stilit japonez dhe vesh pulovra me ngjyra të ndezura, atëherë në krye të listës suaj të dhuratave duhet të jetë pikërisht kjo pulovër e ngrohtë dhe komode.

 4.Triko e thurur me kopësa

Personalisht, do të ishim jashtëzakonisht mirënjohës të zbulonim diçka që mban emrin e Brunello Cucinelli nën pemë këtë vit, jo më pak këtë triko pambuku me ngjyrë tërshëre. Padyshim që kushdo që e merr atë do të impresionohet jo vetëm nga modeli i trikos me thurje dhe jakës së shallit por edhe nga vëmendja e jashtëzakonshme ndaj detajeve në ato butona të gdhendura me logo.

5.Pulovra me print leopardi

Kjo pulovër kaq e ngrohtë SAINT LAURENT lexohet si një listë e pëlhurave me materialet si: “mohair”, lesh, kashmir. Pulovra me print leopardi me ngjyra të theksuara si: e kuqe, blu, e verdhë, e zezë është kaq e ngrohtë dhe e përshtatshme për stinën e dimrit.

 6.’Hoodie’ me kapuç

Një ‘hoodie’ me kapuç do t’i nevojitej çdokujt. Nuk është për t’u habitur, por kjo pjesë e përzierjes së leshit, e lëmuar me zbukurime elegante me shirita, është vepër e markës italiane “Missoni”. Hoodie-t me thurje dhe modelet e firmës janë dhurata perfekte që mund të bëni.

7.Triko kashmiri shumëngjyrëshe

Veshjet e “The Elder Statesman” janë po aq rinore dhe bashkëkohore sa mund të pritej nga një markë me rrënjë në Downtown LA. Por vini re gjithashtu se kjo triko shumëngjyrëshe me jakë shalli nuk është thjesht tërheqëse dhe e ngrohtë por është i thurur 100% nga materiali kashmir, që do të thotë se me siguri nuk do ta hiqni kurrë nga trupi.

8.Pulovër “TOM FORD”

Një pulovër si kjo e markës së njohur “TOM FORD” është një shenjë e sigurtë që do të merrni një mijë falënderime nga personi me fat që do ta ketë këtë dhuratë. Thënë kjo, gëzimi i vërtetë i pulovrës me material pambuku qëndron tek veshja e cila mund ta përshtasni me çdo gjë.

9.Triko kashmiri “Gabriela Hearst” e frymëzuar nga Fair Isle

Kjo triko e thurur e cilësisë së lartë është kaq e butë saqë mbart rrezikun e kalimit nga kutia e dhuratave në gardërobën tuaj. Madje edhe dizenjo është pikërisht për këtë periudhë festash.

10.Triko “Marni” shumëngjyrëshe

Trikot nga marka e njohur “Marni” u miratuan nga redaktori i modës Dan Sablon në serinë “How I Wear It” dhe nuk është e vështirë të kuptosh se pse. Kjo triko me shumë modele përmbledh aftësinë e markës për t’i ndërthurur me zgjuarsi ngjyrat në një mënyrë që ndihet ende e përshtatshme për t’u veshur dhe është e garantuar të zëvendësojë bluzat pas festave.

Më shumë