Jemi në prag festash dhe Ardi Asllani na jep sugjerimet e tij si duhet të visheni dhe jo vetëm!
Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio stilisti i njohur Ardi Asllani për të na folur rreth gjithçkaje që ka të bëjë me stilin, tendencat e këtij sezoni dhe jo vetëm. Duke qenë se jemi afër festave, çfarë na sugjeron Ardi në lidhje me ngjyrat që duhet të përqëndrohemi në veshje?
Po ndodh rikthimi i viteve 90, na ka bërë poliglot në modë sepse kemi shumë përzgjedhje. Pamë kopertinën e Chiara Ferragnit për “Vogue”, një miksim i këmishës së bardhë/klasike të burrave me fustanin me temina brenda me një lule të madhe. Që këtu e kupton që ka shumë zgjedhje. Mendoj që do dominojnë ngjyrat klasike si e kuqja por mendoj që duhet te ikim shumë larg këtyre zgjedhjeve sepse është bërë bajat njësoj si veshjet ‘oversize’. Sot gocat po e theksojnë më shumë belin dhe kjo po çon në një feminilitet të dukshëm. Është efekti i orës së rërës, dy trekëndëshat të vendosur me njëra-tjetrën që janë shpatulla, bel dhe vithe. Janë përmasat ideale 90-60-90 që po rikthehen dukshëm. Të shmangim veshjet ‘oversize’, ishin mirë deri në një moment të caktuar por që tani theksimi me rrip në bel me një veshje “oversize” është shumë i bukur.
Cila është stina e preferuar e Ardit?
Padiskutim që dimri. Më pëlqen dimri në Tiranë sepse është i butë, nuk është si dimri në New York. Pastaj në sezonin e dimrit ke më shumë mundësira për të eksperimentuar me ‘look’-un.
Rikujtojmë se veshja e Kim Kardashian në ‘Met Gala’ bëri bujë të madhe. Si e komenton Asllani stilin e çuditshëm që ylli televiziv solli në eventin më të famshëm të modës?
E cilësova sikur Kim-i kishte shkuar në vakinë e fashion-it. Tema sivjet kishte lidhje me Amerikën që nuk shquhet për ndonjë stil, çdo gjë e marrin nga Europa. Nuk prisja asnjë gjë të madhe. Kur pash Kim-in ashtu thash i paska bërë qokën.