Gjithçka që duhet të bëni nëse dëshironi të bëheni milionerë!

Marisa Karabeci
14/12/2021

Në ditët e sotme, ka shumë aplikacione investimi që e bëjnë procesin e rritjes së pasurisë më të lehtë dhe më të aksesueshëm për më shumë njerëz me nevoja të ndryshme. Sa e lehtë është për dikë të bëhet milioner? Sipas Brian Stevers, këshilltar financiar dhe themelues i “Stivers Financial Services”, përgjigja është e lidhur pazgjidhshmërisht me atë që ne e quajmë “investim”. Në veçanti, për të mbledhur 1 milion dollarë deri në moshën 65-vjeç, duhet të merren seriozisht këto çështje:

1.Shuma mujore e investimit.

2.Përqindja e rendimentit.

3.Sasia e kohës që dikush ka në dispozicion për të arritur qëllimin e tij.

Sa para duhet të investojë një 40-vjeçar/e në një muaj për 25 vjet, në secilin prej 3 rasteve të mësipërme?

Nëse një 40-vjeçar/e zgjedh të investojë në investime që japin 3% kthim vjetor, ai/ajo do të duhet të investojë 2250 dollarë në muaj për të mbledhur 1 milion dollarë deri në moshën 65-vjeçare. Nga ana tjetër, nëqoftëse investimi jep një kthim vjetore 6%, ai/ajo do të duhet të investojë 1,500$ një muaj në mënyrë që në 25 vjet ai do të konsiderohet si një milioner. Por në rastin e investimeve me kthim vjetor 9%, një 40-vjeçar/e do të duhet të investojë 950 dollarë në muaj për 25 vjet, në mënyrë që të arrijë përfundimisht objektivin prej 1 milion dollarësh.

Sipas ‘CNBC’, u zbulua se respektivisht, një 35-vjeçar/e për t’u bërë milioner/e në moshën 65-vjeçare, do të duhet të kontribuojë me 590 dollarë në muaj për investime me një rendiment mesatar vjetor prej 9%. Kjo shumë zvogëlohet me 360 ​​dollarë, krahasuar me ekuivalentin që duhet të investojë çdo muaj një 40-vjeçar/e. Në fakt, nëse e filloni udhëtimin tuaj edhe më herët për të fituar 1 milion dollarë, ose rreth 25 milion dollarë, me investime që japin mesatarisht 9%, do t’ju duhet të investoni vetëm 240 dollarë në muaj për 40 vjet.

Ju rikujtojmë se njeriu më i pasur i Azisë, Mukesh Dhirubhai Ambani nga India, fiton brenda ditë 3.7 miliardë $ pas rritjes së vlerës së aksioneve të kompanisë së tij kryesore, me njoftimin e dyfishimit të objektivave për energjinë e pastër. Nuk keni pak zili?! Sipas indeksit të milionerëve të ‘Bloomberg’, Ambani është njeriu i 12-të më i pasur në botë me një pasuri prej rreth 93 miliardë$. Ai drejton kompaninë indiane ‘Reliance Industries’, me një nga komplekset e rafinerive të naftës më të madh në botë. Konglomerati i tij merret gjithashtu me infrastrukturën e rrjetit 4G në Indi dhe është furnizuesi kryesor i telefonisë celulare.

Më shumë