Opera “Rozafa” te TKOB

Sindi Shkira
15/07/2026

Legjenda më e fuqishme shqiptare, Rozafa, ngjitet në skenën e TKOBAP-së.

Me muzikë nga Ndoc Pistulli, libret të Zef Zorba dhe orkestracion nga Gridi Kraja, kjo opera ndërthur fuqinë e legjendës shqiptare me emocionin e muzikës, duke krijuar një spektakël ku miti, historia dhe arti bashkohen në një përjetim të rrallë skenik.

Nën drejtimin muzikor të Gridi Krajës dhe me regji e skenografi nga Andis Gjoni, do të ngjiten në skenë solistët Nina Muho, Denis Skura, Armando Likaj, Solen Alla dhe Bledar Domi, të shoqëruar nga Orkestra Simfonike dhe Kori i TKOBAP-së, në një interpretim që rikthen në jetë një prej legjendave më të dashura të trashëgimisë sonë kulturore.

PREMIERË BOTËRORE
Vetëm një natë.
22 korrik, ora 20:00
Mos mungoni!

🎟️ Biletat mund t’i gjeni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
* 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00
* Ditën e shfaqjes: 10:00–14:00 dhe 16:00–19:30

Më shumë