A jeni gati?! Vetullat e holla janë sërish trend!

Klea Balliu
16/12/2021

Vitet e fundit vetullat e trasha kanë qenë trend, duke lënë pas modën e viteve ’90 ku vetullat ishin të holla. Por mesa duket vetullat e holla janë rikthyer sërish. Vajzat kanë filluar të preferojnë vetullat më të holla, duke “përqafuar” trendin që tashmë e kishim harruar. Personazhet publikë si Rihanna dhe Hailey Bieber e deri tek FKA Twings e kanë provuar trendin e vetullave të holla, por askush nuk e ka mbajtur këtë model vetullash më shumë se supermodelja e njohur Bella Hadid. Postimi i fundit i saj në rrjetin social Instagram, na tregon se modelja nuk është ende gati që të largohet nga vitet ’90.

Vetullat e holla kanë ekzistuar për një kohë të gjatë, nga aktorja dhe këngëtarja gjermane Marlene Dietrich e epokës së artë të Hollywood-it, duke influencuar edhe vajzat e tjera. Më pas ky trend i viteve ’90 u rikthye nga modelet Linda Evangelista, Naomi Campbell dhe Kate Moss që shfaqnin vetullat e tyre të holla. Pra, ka kuptim të plotë që Bella Hadid, një fanse e atyre viteve dhe një supermodele e mirëfilltë, po e rikthen këtë trend në vitin 2021.

https://www.instagram.com/p/CXcLA3rgU5m/

Ndërkohë që vetullat e trasha dhe metoda ‘brow lamination’ janë ende në modë, vetullat e holla po rikthehen sërish pas shumë vitesh neglizhencë dhe askush nuk mund ta sillte këtë trend më mirë sesa supermodelja Hadid. Po ju a do të guxonit ta provonit këtë trend?

Por përveç vetullës, kohët e fundit kemi vënë re se trendi i viteve të kaluara është rikthyer pasi vajzat preferojnë edhe pantallonat apo xhinset e gjera. Gjithashtu janë rikthyer edhe disa modele flokësh të viteve ’90 si: stili “Bob”, shkallëzim i theksuar, ondet natyrale, flokët e kthyer në një anë, topuzët e vegjël e të tjerë.

Më shumë