Opera “La Boheme” shfaqja që nuk duhej humbur!

Silvia Tabaku
18/12/2021
Në datat 14, 15, 16, 17 dhjetor në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit është zhvilluar shfaqja “La Boheme”. Një opera e kompozitorit të njohur Giacomo Puccini. E bërë e ditur edhe nga vetë Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit të gjitha biletat për këtë shfaqje kanë arritur të shiten. Ishin katër shfaqje në skenën e re, e cila mirëpriste katër kaste të ndryshme artistësh shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Në “La Boheme”, në historinë e bukur të dashurisë intrepretuan jo vetëm orkestra, kori, trupa e baletit por edhe artistët e Cirkut Kombëtar dhe kori i fëmijëve. Me dirigjent Jacopo Sipari, regjisore Ada Gurra, skenograf Renold Sula dhe kostumograf Ardi Asllani. Opera “La Boheme” nga Puçini është me libret Luigi Illica dhe Giuseppe Giacosa. Ngjarjet në vepër zhvillohen në fundin e shek. XIX në Paris. “La Boheme” është një histori që pasqyron rininë dhe përballjen me dhimbjen; kalimi nga adoleshenca drejt pjekurisë. Grupi i miqve përballet me realitetin e ashpër për shkak të gjendjes së Mimisë, e cila vuan nga tuberkulozi. Ajo vdes në krahët e Rodolfos së saj dhe ndryshon përgjithmonë fatin e të gjithë personazheve. Artistët që performuan gjatë këtyre netëve të shfqjes ishin: Nina Muho në rolin e Mimit, Dorina Selimaj si Musetta, Raffaele Abete si Rodolfo, Paolo Ingrasciotta si Marcello, Ogert Islami si Schaunard , Xhieldo Hyseni në rolin e Colline, Bledar Domi si Benoit Alcindoro Gerald Murrja si Parpignol dhe Erlind Zeraliu në rolin e Sergente dei Doganieri.

Më shumë