Pse po tërhiqemi drejt fustaneve ngjyrë të zezë këtë sezon festash?!

Klea Balliu
20/12/2021

Nuk ndodh gjithmonë, por për sezonin e festave të këtij viti, nuk ka asgjë më të bukur se fustanet në ngjyrë të zezë. Vite më parë, veshjet festive nënkuptonin një fustan të shkurtër ngjyrë argjendi për natën e Vitit të Ri ose një fustan ngjyrë të kuqe të veshur një natë para Krishtlindjes, ndërsa tani çdo gjë ka ndryshuar. Fustanet në ngjyrë të zezë janë ideale për t’u veshur në periudhë festash. Jo vetëm që ngjyra e zezë e tregon perfekt trupin tuaj, por gjithashtu mbulon defektet që ju dëshironi t’i fshihni.

Ngjyra e zezë nuk del asnjëherë nga moda dhe është një ngjyrë që kombinohet lehtësisht. E zeza, është universale, i përshtatet si veshjeve elegante për rastet më formale, ashtu edhe xhinseve, në raste krejt të zakonshme. Gjithashtu, xhaketat në ngjyrë të zezë tregojnë elegancë dhe seriozitet. Nëse jeni kuriozë ose të interesuar për të blerë një nga këto fustane në ngjyrë të zezë, për Krishtlindje ose Vitin e Ri, mund të hidhni një sy më poshtë.

1-Fustan i shkurtër nga “KHAITE”

2-Fustan i gjatë me rruaza në pjesën e përparme nga Christopher Kane

3-Fustan i shkurtër prej pambuku nga “TOVE”

4-Fustan i gjatë prej mëndafshi nga “Rodarte”

5-Fustan i gjatë me kopësa nga “TORY BURCH”

6-Fustan i fryrë prej najloni nga “Prada”

7-Fustan i shkurtër prej kadifeje nga “Rhode Ella”

8-Fustan i gjatë me dantellë në pjesën e pasme nga “KHAITE”

9-Fustan i gjatë nga “Tom Ford”

10-Fustan i shkurtër me kopësa nga “& Other Stories”

Më shumë