Nga martesa e saj e deri tek “The Voice”/Veshjet më të mira të Ariana Grande për vitin 2021!

Marisa Karabeci
22/12/2021

Ky vit ka qenë një vit plot ngjarje për këngëtaren e njohur Ariana Grande. Ajo publikoi albumin e saj ‘Positions’, ishte pjesë e jurisë në “The Voice” dhe gjithashtu u martua me njeriun e zemrës. Dalton Gomez dhe Ariana u martuan në një ceremoni private në shtëpinë e saj në Montecito në Kaliforni në maj të vitit 2021.

Ndërkaq, para pak ditësh Kelly Clarkson dhe Ariana Grande, sapo na bënë dhuratën më të bukur për këtë sezon Krishtlindjesh, një duet shumë i veçantë mes tyre. Që kur Ariana i’u bashkua sezonit të 21 të “The Voice”, ajo ka kaluar shumë kohë me Kelly-n e cila është paraqitur edhe në emisionin “The Kelly Clarkson Show”dhe në disa performanca live. Performanca e tyre të parë live që titullohet “Santa, Can’t You Hear Me”, është një këngë e paraqitur nga albumi i ri i Kelly-t për Krishtlindje, “When Christmas Comes Around”.

Superylli ka shfrytëzuar maksimalisht vitin e saj 2021 duke ofruar gjithashtu momente të shkëlqyera të modës gjatë rrugës. “Vogue” po hedh një vështrim prapa në disa nga veshjet e saj më të mira të vitit.

Më poshtë, ju sjellim më shumë nga momentet më të mira të stilit të Grande në 2021.

Së fundmi, rikujtojmë gjithashtu se 28-vjeçarja ka performuar në televizionin “NBC” këngën e saj më të re “Just Look Up”, live në finalen e “The Voice” së bashku me reperin amerikan Kid Cudi. Ajo u pa e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë të verdhë dhe dukej e mrekulleshme. Veshja është krijuar nga stilistja e njohur Mimi Cuttrell, e cila postoi fotografinë e këngëtares në profilin e saj në rrjetin social Instagram.

Më shumë