Njihuni me fytyrat e reja të stilit të rrugës për vitin 2021!

Klea Balliu
24/12/2021

BM, Ella Emhoff, Iris Law dhe Rickey Thompson. Këta janë emra që mund t’i keni parë ose dëgjuar teksa shihni videoklipe muzikore, duke bërë ‘scroll’ në Instagram ose duke parë galerinë e stilit të rrugës së revistës ‘Vogue’. Këto fytyra të reja të stilit të rrugës, u prezantuan për herë të parë në sezonin e fundit të pranverës, nga ‘Style du monde’. Secili prej tyre ka një stil të ndryshëm dhe të veçantë që do t’iu frymëzojnë për veshjet tuaja në vitin 2022. Më poshtë, njihuni me ta.

1-Ella Emhoff

Ella Emhoff ka modeluar për koleksionin e prezantuar nga marka e njohur ‘Balenciaga’ dhe gjithashtu ka bashkëpunuar me markën ‘Batsheva’. Emhoff nuk është e panjohur për botën e modës, por ajo ra në sy kur modeloi për koleksionin e meshkujve në Paris, qershorin e kaluar. Në garderobën e saj gjenden bluza të thjeshta të cilat shkojnë të veshura me çdo gjë dhe kostume klasike. ‘Loja’ që bën modelja me vendosjen e aksesorëve, tërheq vëmendjen e të gjithëve.

2-Rickey Thompson

Aktori dhe komediani Rickey Thompson, i cili u bë i njohur për videot komike që postonte në profilin e tij në Instagram, di se të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Profili tërheqës me fotografi të ndryshme nga veshjet e tij, frymëzoi shumë të tjerë. Thompson ra më shumë në sy për stilin e tij, kur doli i veshur me një bluzë me kurrizin jashtë, pantallona të gjata në ngjyrë të zezë, këpucë me takë dhe si aksesor zgjodhi të vendoste një palë syze.

3-Iris Law

Law ishte vetëm 2-vjeçe kur u fotografua nga Steven Klein për revistën ‘Vogue’. Modelja bëri paraqitjen e saj për stilin e rrugës në Paris, e veshur me një fustan ngjyrë të bardhë nga marka e njohur “Christian Dior”.

4-BM

Reperi BM, mori pjesë në koleksionin e veshjeve të “Boss x Russell Athletic” në Milano. Ai u shfaq i veshur sportiv me një xhaketë lëkure, xhinse të gjera dhe atlete sportive. Më pas, në prezantimin e veshjeve në Paris, BM pozoi i veshur me një kostum sportiv ngjyrë mente dhe atlete në po të njëjtën ngjyrë.

Më shumë