Zbuloni sekretet e bukurisë së VIP-ave për vitin 2021!

Klea Balliu
24/12/2021

Të famshmit dhe influencuesit e njohur shpërndanë gjatë vitit video ‘tutorial’ për rutinat e tyre të kujdesit ndaj fytyrës dhe flokëve. Nga tutoriali i konturimit të Madison Beer te udhëzimet e aktores amerikane Nicola Peltz për të pasur një penel perfekt, deri te këshillat e Maye Musk për stilimin e flokëve gri, ky vit ishte i mbushur me plot këshilla nga VIP-at.

Nëse jeni në kërkim të udhëzimeve për lëkurën, make up-in ose flokët, më poshtë do të gjeni sekretet më të mira të bukurisë të vitit 2021. Përtej ndarjes së sekreteve që i ndihmojnë të kenë një pamje perfekte, yjet na njohën me disa këshilla që i kanë mësuar gjatë udhëtimeve të tyre. Në një tutorial aktorja Sydney Sweeney, do t’i thoshte vetes së saj kur ishte 16-vjeçe që:

Duaje veten më shumë se çfarë të thotë lëkura jote dhe sinqerisht lumturia shkëlqen në çdo gjë dhe njerëzit duhet të shohin se çfarë ka njeriu brenda tij.

Ndërsa Symone, fituesja e sezonit të 13-të të “RuPaul’s Drag Race”, ndau një tjetër mendim për bukurisë:

Unë mendoj se është e rëndësishme të gjesh se çfarë të bën të lumtur dhe çfarë të bën të shkëlqesh.

Aktorja dhe modelja e njohur kanadeze Shay Mitchell, në videon e saj thotë se do të shihni shumë maska. Në fakt, të gjithë VIP-at përdorin maska të të gjitha llojeve. Duke nisur nga një maskë për sytë që Peltz ruan në frigorifer deri te trajtimet me maska ​​LED që ndihmojnë në reduktimin e e rrudhave dhe akneve. “Më pëlqen të marr kohë për ta bërë këtë”,- thotë aktorja Vanessa Hudgens teksa masazhon fytyrën e saj. Aktorja dhe këngëtarja amerikane vijon duke thënë se:

Është kaq e rëndësishme të kujdesesh vërtet për veten dhe të jesh miku më i mirë i vetes.

Megjithëse një sërë trajtimesh dhe produktesh të tjera për kujdesin e lëkurës përbëjnë pjesën më të madhe të rutinave të të famshmëve, kremrat e diellit zakonisht janë hapat e fundit në rutinat e tyre. Më poshtë ju njohim me disa prej maskave të fytyrës që përdorin personazhet e famshëm.

Kur bëhet fjalë për fondatinën, ne pamë yllin e ‘TikTok’-ut, Loren Grey, të përziente dy lloje të ndryshme fondatinash për të arritur nuancën e saj perfekte, ndërsa këngëtarja spanjolle Rosalía zgjodhi të përziente gjithçka me duart e saj. Nuk harrojnë të përdorin gjithmonë laps ose xhel vetullash për të fiksuar vetullat e tyre.

Këshillat përfshijnë aplikimin e konturit, highlighter-it, vendosjen e penelit, qerpikëve dhe buzëkuqit. “Nuk më intereson nëse kam puçrra dhe nuk kam korrektor për të përdorur”,- thotë Beer, duke përmendur highlighter-in dhe blush-in nga marka “Charlotte Tilbury” si të preferuarin e saj. Më poshtë ju njohim me disa prej produkteve të make up-it që përdorin personazhet e famshëm.

“Pra, tani, le të shkojmë te flokët”,- thotë këngëtari dhe aktori i njohur Ricky Martin përpara se të spërkasë një solucion në flokët e tij për t’i pasur të butë si mëndafsh. Ndërsa ish-modelja dhe dietologia Maye Musk përdor llakun e flokëve nga “John Paul Mitchell” për të stiluar flokët e saj. Aktorja Zoë Kravitz përdor vaj kokosi për të mbajtur flokët e butë, ndërsa aktorja e “Game of Thrones” Nathalie Emmanuel, stilon kaçurrelat e saj.

Më shumë