U shpall “Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”, ja çfarë e pret Tiranën sipas Erion Veliaj!

Silvia Tabaku
29/12/2021

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ishte i ftuar ditën e sotme në “Ndryshe”. Ndër të tjera, ai foli për faktin që Tirana u shpall “Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”. Një sukses i jashtëzakonshëm për të rinjtë shqiptarë, por çfarë pritet të ndodhë në vitin 2022, si do të ndikojë kjo në të ardhurat e Tiranës, dhe sa pozitiv do të jetë efekti i ngjarjeve dhe eventeve?!

Kemi një kalendar me 1000 aktivitete, bëhet fjalë për 1000 grupe që do të shpenzojnë, që do të rrinë nëpër hotele, nëpër restorante, do të tregojnë imazhin në Instagram… Është një mundësi fantastike… Ta përdorim si një kartolinë që ne nuk jemi perfekt, por të paktën ne nuk jemi ajo racë që mbahet mend akoma në vendet e Bashkimit Europian…

Edhe pse një mundësi e artë, Veliaj ka treguar se nuk ishte aspak e thjeshtë të konkurroje me 600 qytete të tjera. Qytete më të pasura disa, e të tjera me kushte më të mira, por pse ia doli Tirana të fitojë vendin e parë?!

Në raundin e parë ne ishim 600 qytete. Qytetet e tjera po tregonin sa modern ishin, ne po tregonim sa autentik ishim. Të tjerët thonin që atje çdo gjë është perfekt. Në thamë që nuk jemi perfekt. Por kemi gjëra që të tjerët nuk i kanë. Ne kemi bashkëjetesë fetare. Rrugët këtu nuk janë të gjitha autostradë… Ajo që e bindi jurinë ishte që ne ishim autentikë. Ishim të vertëte, ne nuk shitëm diçka që nuk ishim, ne nuk jemi Vjena.

Shumë aktivitete pritet të zhvillohen në qytetin e Tiranës vitin që vjen, por Veliaj theksoi rëndësinë e vaksinimit, dhe përmendi se është zgjidhja e vetme për të gjithë ata që dëshirojnë të jenë të pranishëm.

Ka vetëm një zgjidhje vaksinim, vaksinim, vaksinim. Parimi është si kudo tjetër, nëse vaksinohesh je vend i hapur. Beson të shkenca, hajde, nuk beson qëndro në shtëpi.

Ndërkohë, pa zbuluar gjithçka, Veliaj dha vetëm një shije të asaj që pritet të ndodhë, dhe zbuloi disa nga emrat që do të vijnë shumë shpejt për të performuar për të rinjtë shqiptarë.

Dihet që do të jetë Dua Lipa, Rita Ora, Maluma. Jemi në një fazë ku po bëjmë shumë rezervime… Në të gjithë Ballkanin, Maluma zgjodhi vetëm Tiranën.

Më shumë