Jeni zhgënjyer nga produktet për kujdesin e lëkurës?! Ja ndryshimi që duhet të bëni…

Marisa Karabeci
20/01/2022

Në kërkim të lëkurës me shkëlqim, ne mund të përfundojmë duke blerë qindra produkte për kujdesin e lëkurës. Pastrues, hidratues, maska, vajra, kaq shumë mundësi për t’u dukur të rinj dhe të freskët. Megjithatë, ne zhgënjehemi shumë kur një krem për të cilin kishim kaq shumë shpresa, shkatërron plotësisht lëkurën tonë.

Besoni apo jo, një ‘mik’ i lënë pas dore ka qenë i arritshëm gjatë gjithë kohës dhe ai është uji. Ja çfarë benefitesh sjellë për lëkurën tuaj:

1. Keni lëkurë të lëmuar.

Pastruesit e bëjnë lëkurën tuaj të thatë. Nëse vëreni se lëkura juaj duket e kuqërremtë, lini mënjanë pastruesin për një kohë dhe përdorni vetëm ujë.

2. Keni më pak puçrra.

Ju mund të mendoni se pastruesit ju ndihmojnë të zvogëloni yndyrën në fytyrën tuaj, por në fakt bën pikërisht të kundërtën. Kur lëkura juaj është e dehidratuar, ajo automatikisht prodhon më shumë vaj. Si pasojë, lëkura juaj shpërthen dhe poret tuaja zgjerohen. Në të kundërt, thuhet se uji i ftohtë redukton prodhimin e sebumit (vajit) dhe madje redukton inflamacionin.

3. Lëkura juaj do të duket më e re.

Uji i ftohtë tonifikon lëkurën tuaj dhe ngadalëson procesin e plakjes. Sigurohuni që të mos përdorni ujë të nxehtë pasi mund të dëmtojë lëkurën tuaj dhe të shkaktojë më shumë probleme. Sapunët dhe pastruesit që janë përgjithësisht alkaline (pH midis 9-11) gërryejnë lëkurën tuaj dhe çojnë në humbjen e elasticitetit. Në fund përfundoni me rrudha.

4. Nuk keni reaksione alergjike.

Mund të jetë një sfidë e vërtetë për të gjetur një pastrues të duhur për lëkurën e ndjeshme dhe të prirur ndaj alergjive.  Disa pastrues mund të shkaktojnë djegie kimike dhe reaksione alergjike.

5. Lëkura juaj pushon.

Makeup-i dhe produkte të tjera bukurie mund të kenë një ndikim negativ në lëkurën tuaj dhe të përkeqësojnë çdo gjendje ekzistuese. Kur përdorni ujin, ju e lejoni lëkurën tuaj të pushojë dhe të bëjë punën e saj pa ndonjë ndihmë të jashtme nga kremrat ose hidratuesit.

Më shumë