Tirana International Film Festival edicioni 24

Sindi Shkira
21/09/2026

Bring it back
HUMANOGRAPHY
Çfarë do të thotë të jesh njeri sot?

Mirë se vini në edicionin e 24-t të Tirana International Film Festival!
Në një kohë kur marrëdhëniet sociale, identiteti dhe vetë njeriu shpesh reduktohen në një aksesor të realitetit, TIFF 2026 zgjedh të kthehet te vetë njeriu.

Te historitë që na bashkojnë.
Te kontradiktat që na ndajnë.
Te dinjiteti, kujtesa, identiteti, dashuria, frika, etja dhe nevoja që të jesh pjesë e gjallë diku apo në sytë dhe jetën e dikujt.

Nga humanizmi që kapërceu klasat, fetë dhe kufijtë, te realiteti i sotëm i fragmentuar, HUMANOGRAPHY kërkon të rikthejë në qendër atë që kemi të përbashkët: ndjenjën njerëzore.
Përmes kinemasë, filmat e këtij edicioni do të na çojnë drejt shtigjeve të ndryshme të realitetit, duke sfiduar sigurinë, moralin dhe mënyrën se si e shohim botën.

Realitetin e kujt po shikojmë?
Çfarë vërejmë mes imazhit dhe së vërtetës?

Nga 21–27 shtator, TIFF rikthehet në Tiranë me një program të pasur me kinemanë shqiptare dhe ndërkombëtare, masterclass-e, ekspozita, workshop-e, aktivitete të industrisë dhe programe të veçanta.
Kinema Millennium, Kino Piramida, Agimi Art Center, Vila 31 × Art Explora dhe Tunel Terrace janë vendtakimet me magjinë e kinemasë. Mezi presim t’ju takojmë!

21–27 Shtator 2026

Më shumë