Si t’i largojmë zakonet e këqija rutinore të cilat ndikojnë në një jetesë jo të shëndetshme, ekskluzivisht për TAR Diola Dosti na tregon gjithçka!

Marisa Karabeci
20/01/2022

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike nutricionistja Diola Dosti për të na folur rreth zakoneve të këqija rutinore të cilat më pas bëhen një burim sëmundjesh për të gjithë ne duke shkaktuar edhe vdekje të parakohshme.

Por, çfarë nënkupton të bërit një jetesë të shëndetshme dhe si t’i largojmë zakonet e këqija rutinore që dashur padashur bëhen pjesë e jetës sonë. Për më shumë Diola na tregon:

Një jetesë aktive është një jetesë që bën gjërat që të pëlqejnë më shumë dhe që ju shërbejnë të tjerëve në mënyrë të shëndetshme, si punët e shtëpisë. Unë përpiqem që gjërat t’i kem në rregull sepse më japin një qetësi shpirtërore dhe më rrit kreativitetin por unë kam një zakon të keq të cilin mua më shërben shumë mirë. Njëri prej tyre është që unë punoj shumë natën dhe më duket se hemisfera ime e trurit është më aktive natën për fuqinë krijuese, planifikuese. Unë i bëj 8 orë gjumë të plota. Përpiqem që nëse flejë shumë vonë të çohem rreth orën 8-9 të mëngjesit. Pavarësisht se si është aktiviteti im natën përpiqem që të kap atë 8 orarëshin.

Një pjesë e brezit të ri zgjohen shumë vonë nga gjumi, përse ndodh kjo?

Arsyeja pse fëmijët nuk munden që të flenë në dark është sepse mbajnë afër telefonin. Drita e telefonit dëmton melatoninën dhe nëse janë me telefon para syve probabiliteti për të fjetur gjumë sa vjen e shtyhet. Këta fëmijë është mirë që të hanë disa stika sepse janë të pasura me melatoninë.

Zakonet si pirja e kafesë, apo konsumimi i fast food-eve, si ndikojnë tek ne?

Hormoni i lumturisë 70% prodhohet në zorrë dhe nëse duam të kemi një mendje të shëndetshme duhet të masim mirë jo vetëm ushqimin. Qetësia mendore ka rëndësi gjithashtu, pra janë shumë komponente. Ushqimet e pasura me kafeinë dhe me yndyrna të pashëndetshme apo sheqernat e bardhë janë shumë ngacmuese për sistemin nervor, për tretjen tonë sepse në momentin që nuk janë të ngjashme me ushqimet e tokës, trupi ynë nuk i tret njësoj, zorra irritohet dhe kjo më pas bëhet një burim për shumë sëmundje. Nëse shohim ankthin dhe depresionin, po ta analizojmë në nivel vitaminash është mungesë e vitaminës B3.

Më shumë