Supermodelet po sjellin trendin e pabesueshëm të çizmeve dimërore!

Silvia Tabaku
25/01/2022

Së pari, ishte Kendall Jenner. Tani është Hailey Bieber. Dhe siç shkon zakonisht historia, pasi dy supermodele të njohura veshin të njëjtën gjë, është vetëm çështje kohe derisa të gjithë ta kuptojnë. Dhe na besoni, kjo është një nga tendencat e modës që do të dëshironit që të kthehej në trend.

Justin Bieber postoi në Instagram një foto të Hailey-t në një përshtatje shumë të mirë të ditës me borë, e cila përbëhej nga një xhup në ngjyrë të zbehtë të bardhë, një kapelë në formë kove e njohur ndryshe si kapelja ‘muppet’ dhe çizme Prada 1,150 dollarë që duken si një xhup.

Ka kuptim që çizmet e ngjashme si ‘marshmallow’ ose çizmet e fryra po gjejnë fansa mes të famshëmve si Jenner dhe Bieber. Ditët e ftohta dhe të acarta të dimrit kërkojnë copa pelushi dhe të ngrohta, kështu që çdo gjë me gëzof dhe e fryrë është një domosdoshmëri në këtë periudhë të vitit. Çizmet e këtij modeli nuk janë të lira, megjithatë është një gjë e mirë që kaq shumë marka po nxjerrin modelet e tyre me çmime më të përballueshme.

“Madewell”, “Hunter”, “J.Crew” dhe “The North Face” kanë të gjitha versione të çizmeve të fryra në, që variojnë nga 99 dollarë në 300 dollarë dhe nga një fryrje më delikate në super të fryrë.

Më shumë