Meshkujt e veshur më mirë gjatë muajit janar 2022!

Marisa Karabeci
01/02/2022

Vjen ai momenti kur ne kalojmë një shqyrtim sartorial mbi burrat më të trendi të çdo muaji. Kjo u ndje veçanërisht e rëndësishme muajin Janar me kalendarin e mbushur me Javët e Modës. Ju prezantojmë me meshkujt e veshur më mirë të muajit që lamë pas:

1.Tahar Rahim

“Përshtatni orën me veshjen tuaj,”- themi gjithmonë. Zgjidhni një orë të Jaeger-LeCoultre Reverso ose Cartier Ballon Bleu dhe do të dukeni perfekt si Tahar në këtë foto. Por, çfarë nëse veshja në fjalë është një kombinim eklektik i palltos së errët dhe pantallonave të ndezura jeshile-blu-Damier? Keni nevojë për diçka më shumë? Zgjidhni këpucët VINNY’s po përsëri si Rahim.

2.Tyler, The Creator

A ka ndonjë gjë që Tyler, The Creator nuk mund të arrijë? Aftësitë e tij për koordinimin e ngjyrave janë të pakrahasueshme. Pamja që ai mbajti për debutimin parisien të Nigo-s sigurisht që nuk ishte një nga më të çuditshmet e tij, por shumë pak njerëz mund të përputhen me lëvizjet e stilit aq të përsosur sa bën reperi. Kështu që nuk është për t’u habitur që ai ka bërë një vend në listat e meshkujve të veshur më mirë. Tyler duket mjaft mirë në këtë foto i kombinuar me kapelen prej lëkure ngjyrë kafe, pantallonat e gjera të STOFFA, bluze të BRUNELLO CUCINELLI dhe një triko sipër të INIS MEAIN.

3.Pharrell Williams

Mjeshtri i muzikës Pharrell Williams ka një stil të pakrahasueshëm me askënd dhe këtë e vërtetoi kur mori pjesë në shfaqjen e mrekullueshme të Chanel muajin që lamë pas në Paris. Në këtë foto artisti duket mrekullisht bukur i veshur me një xhup të CANADA GOOSE, pantallona GUCCI dhe çizme MANOLO BLAHNIK.

4.Dominic Fike

Fike është një këngëtar, tekstshkrues, aktor dhe një kantautor i suksesshëm. Së fundmi ai është shfaqur me një stil që na la pa fjalë gjatë Javës së Modës në Paris. Sigurisht, kostumi gri BARENA është një zgjedhje solide, lëre pastaj kombinuar me një palë atlete CONVERSE. Një artist multidimensional.

5.Bloody Osiris

Stilisti i famshëm u shfaq në shfaqjen e Kenzo AW22 dhe i habiti të gjithë me stilin e tij të pazakontë. Ai kishte veshur xhaketë mbi xhaketë. Të veshësh xhaketën më të ngushtë ngjyrë gështenjë mbi një xhaketë tjetër është argëtuese dhe interesante dhe kush tjetër mund të guxojë përveç Osiris? Çfarëdo që të sjellë klima, ai është gati për të.

6.Kyle Hanagami

Koreografi i njohur Kyle Hanagami është një njeri i trajnuar në mënyrë klasike në artin e koordinimit. Vini re se si këmisha me lule kombinohet me ato çizme të forta ushtarake të MR P., se si bluza e tij e hapur e thurur në ngjyrë kafe, me këmishën e ERDEM dhe kapelja RHUDE kombinohet dhe duket kaq perfekt tek Kyle.

7.Jeff Goldblum

Aktori dhe muzikanti Jeff Goldblum në këtë stil duket më i qetë, ai e njeh qartë fuqinë e së zezës: nuanca e thellë dhe me ngjyrë e kostumit, i bëjnë nuancat e këmishës së tij të shfaqen, duke siguruar një pikë qendrore përtej maskës së fytyrë. Nuk është çudi që Miuccia Prada dhe Raf Simons e kishin mbyllur shfaqjen e tyre të fundit AW22 me ngjyrën e zezë.

Më shumë