FemFest

Silvia Tabaku
02/03/2022

FemFest, një festival për gruan shqiptare!

🗓 5️⃣•6️⃣•7️⃣•8️⃣ MARS

Kemi nderin dhe kënaqësinë t’ju ftojmë e të shënojmë së bashku edicionin e parë të këtij Festivali. FemFest ka për qëllim sensibilizimin e shoqërisë për tç ndryshuar realitetin në të cilin po jetojmë, duke synuar që gratë dhe vajzat të gëzojnë të drejta të barabarta në çdo sferë të jetës!

FemFest do të mbledhë artiste e artistë, aktiviste e aktivistë, qytetarë, të cilët, përmes debatit, ekspozitës, shfaqjes, këngës, sfilatës, t’u japin zë problemeve që nuk fliten, zë atyre që nuk dëgjohen.

ℹ️ Të ardhurat e mbledhura nga biletat do të shkojnë për 4 bursa studimi për studentet më të mira të Universitetit të Arteve.

Të lëmë gjurmët tona!

🎫 ÇMIMI | 5️⃣0️⃣0️⃣ Lekë
📞 BILETARIA | 04 222 3022 | 068 2000 650
🕖 ORARI | 9:00-13:00 & 16:00 & 19:00

Më shumë