Sa të fiksuar janë shqiptarët pas dizajnit të brendshëm të shtëpisë dhe gjithçka rreth tendencave të sezonit, për këtë na flet arkitektja Ana Gjymshana!

Marisa Karabeci
21/03/2022

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio Ana Gjymshana, ‘interior designer’ për të na folur më shumë rreth tendencave të dizajnit të brendshëm të shtëpive. Cilat ngjyra kanë qenë në modë dhe çfarë pëlqejnë më shumë shqiptarët për shtëpitë e tyre, Ana na i thotë të gjitha:

Praktikisht ne jemi stilista të hapësirës dhe imitojmë në mënyrë shumë të bukur natyrën, sic çel jashtë do të çeli edhe brenda. Në fillim të vitit ishte në modë ngjyra peri peri, një lejla e lehtë. Ajo që po ndodh 2 vitet e fundit, sidomos gjatë periudhës së pandemisë, është se njerëzit gjatë karantinës kuptuan rëndësinë e gjërave. Ajo që u vu re është se disa klientë pohuan se disa gjera i kanë blerë kot, është ajo mania për të mbushur hapësirën pa funskionalitet dhe doli në sipërfaqe gjatë pandemisë. Njerëzit tani janë të aftë që edhe me ato objekte që kanë të krijojnë një hapësirë të re. Unë do të rekomandoja të shkojmë pak te ngjyrat e çelta, te ideja e lules në shtëpi, nuk ka rëndësi buxheti.

Çfarë dominon më së shumti në shtëpitë e shqiptarëve?

Ne projektuesit themi se kemi rritur standardin dhe ke një gjyshe apo mami që thotë: ‘atë çentron ku e keni?’. Çentroja si element është shumë i bukur, e them si arkitekte dhe si shqiptare. Në 2022 ka shumë mënyra se si ky produkt mund të kthehet në të tjera forma, mund të vendoset në një kornizë dhe apsolutisht jo mbi televizor(qesh). Ka disa momente se ku vendoset çentroja, nuk mund të vendoset në çdo sipërfaqe sikurse në momentet e përdorura mirë përben gjithë kiminë e një pamjeje të bukur. Unë e përdor çentron qoftë si dekor në dritare apo në një kornizë sa për stilizim të hapësirës. Arkitektura është më e qëndrueshme se moda. Rinovimi i produkteve të vjetra është përqafuar së fundmi vetëm se do më shumë mjeshtëri sepse ta ristaurosh do artizanë të mirëflilltë dhe ka një kosto më të lartë. Ky është një kompromis që shqiptari nuk e bën kollaj.(qesh)

Ka paragjykime përsa i takon profesionit tuaj?

Interior designer është shumë profesion i gjykuar, më vjen keq ta them këtë. Unë kam 12 vite eksperiencë dhe nuk ve asgjë para kësaj, është kimia e gjithçkaje, që nga kontruksioni, është membrana e fundit që o zbukuron gjithçka ose dreqos gjithçka dhe i duhet dhënë rëndësi. Të jesh një arkitekt i brendshëm është një dhimbje e madhe koke nëse diçka nuk është ndërtuar mirë.

Më shumë