Më e mirë e ëma apo e bija?! Fëmijët e VIP-ave që “kopjuan” stilin e nënave të tyre!
Është gjithmonë e mrekullueshme të shohësh një fëmijë të rritet dhe të duket si prindërit e tij dhe akoma më e veçantë është të ndash dhe të dorëzosh rrobat, në mënyrë që fëmijët të mund të provojnë stilin tuaj. Por këta fëmijë të famshëm shkuan përtej duke veshur rrobat e nënave të tyre të famshme dhe ngjashmëritë janë të pabesueshme. Nëse nuk na besoni, hidhini një sy këtyre fotove më poshtë:
1. Cindy Crawford/Kaia Gerber
Për ditëlindjen e saj të 18-të në 2019, Kaia Gerber veshi fustanin e nënës së saj, Cindy Crawford. Cindy e veshi fustanin ikonik prej lëkure Versace në ‘MTV VMA’ në vitin 1992.
2. Harper Beckham/Victoria Beckham
Victoria ndau këtë imazh të vajzës së saj Harper me babain David Beckham, e cila ishte e veshur me një fustan ngjyrë vjollcë nga linja e modës së Victoria-s. Victoria kishte veshur të njëjtin fustan në Instagram më herët, duke treguar se vajza e saj e vogël frymëzohet nga mamaja e saj elegante.
3. Angelina Jolie/Zahara Jolie-Pitt
Fustanin që Angelina Jolie e veshi në “Oscar” në vitin 2014 u rivesh përsëri më pas nga vajza e saj, Zahara për një arsye të mahnitshme. Zahara zbuloi se e bëri këtë për të promovuar qëndrueshmërinë.
4. Brooke Shields/Rowan Henchy
Brooke Shields e veshi këtë fustan kur u nominua për ‘Golden Globe’ në vitin 1998. Ajo ia dha më pas së bijës, Rowan për ta veshur në maturën e saj.
5. Courteney Cox/Coco Arquette
Fustanin e Courteney të cilën aktorja e veshi në tapetin e kuq 21 vite më parë, u risoll nga vajza e saj dhe ngjashmëria është e çuditshme. Courteney e veshi fustanin në një premierë në vitin 1998.
6. Lisa Rinna/Amelia Gray
Gati 15 vjet përpara ky fustan ishte veshur nga Lisa Rinna. Tani, vajza e saj e ka trashëguar dhe Lisa është shumë krenare për këtë.
7. Kris Jenner/Kim Kardashian
Kim Kardashian e veshi këtë fustan në një vizitë në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2010. Nëna e saj Kris zbuloi në Instagramin e saj se fustani është Valentino dhe ishte “krenaria dhe gëzimi” i saj në vitet ’80.