E veshur me Versace artistja e njohur Dua Lipa shkëlqen në “Grammy Awards”!
Mbrëmjen e kaluar u mbajt edicioni i 64-të i ndarjes së çmimeve “Grammy Awards”, një super event që zgjati tre orë e gjysmë. E organizuar edhe një herë këtë vit nga Trevor Noah, ‘Grammy 2022’ hapi tapetin e kuq për një ceremoni të mbushur me yje, duke festuar kandidatët dhe interpretuesit si Olivia Rodrigo, Billie Eilish, Justin Bieber, Lil Nas X, Brandi Carlile, Silk Sonic, BTS e të tjerë. Jon Batiste kryesoi nominimet këtë vit me 11 nominime, ndërsa Bieber, Doja Cat dhe H.E.R. secili fitoi 8 dhe Billie Eilish dhe Olivia Rodrigo morën 7.
Një artiste bukuroshe e cila arriti që të merrte një vëmendje të shtuar ishte Dua Lipa. Këngëtarja shqiptare u shfaq me një fustan Versace, shumë seksi dhe me rripa nga koleksioni i vjeshtës 1992 i shtëpisë së modës – i titulluar “Miss S&M” – të cilin vetë Donatella Versace e veshi në Met Gala të vitit 1992, ku mori pjesë së bashku me vëllain e saj Gianni.
Ndërkohë, edhe supermodelja Cindy Crawford veshi të njëjtin fustan si Dua në “MTV Video Music Awards 1992”.Veshjet e Versace me modele të ngjashme janë veshur edhe nga Beyonce, Kim Kardashian dhe Naomi Campbell – kjo e fundit në fakt ka parakaluar në sfilatën e modes “Miss S&M” tre dekada më parë.
Gjithashtu sjellim në vëmendje edhe Doja Cat, e cila mahniti në tapetin e kuq të “Grammy Awards 2022”, me një fustan të Atelier Versace, së bashku me një aksesor të spikatur: një çantë xhami nga Coperni e mbushur vetëm me karamele. Këngëtarja e hitit “Say So”, u shfaq si një sirenë me fustanin ngjyrë të kaltër të hapur, me kristale Swarovski sipër saj.
Këngëtarja e “Kiss Me More” kishte gjithashtu në duar një altoparlant JBL të mbuluar me kristale. Jo të gjitha shkëlqimet e saj nga koka te këmbët ishin Swarovski. Doja u shfaq e veshur me diamante me vlerë prej më shumë se 907 mijë euro, duke përfshirë një gjerdan, vathë dhe byzylyk nga Samer Halimeh, ku vetëm gjerdani kushtonte rreth 509 mijë euro. Pak po e sigurt, Doja ka shkëlqyer.