Përvjetori i pestë i “South Outdoor Festival”, ju sjellim pak nga atmosfera në Borsh!

Marisa Karabeci
29/04/2022

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike përfaqësuesi i “South Outdoor Festival”, Bledi Leka për të na zbuluar pak më shumë nga atmosfera në Borsh. A ka nisur organizimi?

Jemi gati dhe koha është e mirë. Sot nisim me Elita 5 dhe presim një numër të madh pjesëmarrësish, 4500 janë deri më tani. Këtë vit jemi një natë më shumë se zakonisht, pra 4 netë sepse kemi përvjetorin tonë të pestë dhe jemi shumë të lumtur që do e festojmë këtu në Borsh.

Sa e vështirë është të bindësh artistët shqiptar të bëhën pjesë e këtyre eventeve?

Të gjithë kanë qenë shumë të hapur dhe bashkëpunues. Ju ka pëlqyer koncepti, ne e zhvillojmë në një periudhë para sezonit të verës dhe na kanë suportuar shumë, janë të disponueshëm. Artistët e rinj na janë ofruar dhe duan të performojnë.

Si është të kontaktosh me Elvana Gjatën, a ishte ajo e gatshme të bëhej pjesë e këtij festivali?

Elvana është e mrekullueshme dhe nuk para shkon në çdo event. Na pyeti në lidhje me skenën, ne i dërguam një foto se si dukej dhe e pëlqeu menjëherë. Jemi shumë të lumtur që e kemi.

Misioni primar i “South Outdoor Festival”?

Ne që nga viti i parë kemi dashur të sjellim një traditë ndryshe, të promovojmë turizmin dhe të krijojmë një model. Qëllimi i festivalit është që të jetë një traditë e përvitshme duke mbështetur në këtë mënyrë edhe bizneset lokale.

Sa po përqafohen nga të rinjtë këto festivale që zgjasin me ditë?

Është e rëndësishme që ata që vijnë të jenë gjithë kohës të angazhuar. Kemi shumë aktivitete gjatë ditës duke përfunduar me muzikë në dark. Do të kemi muzikë edhe gjatë ditës, një risi sepse vitet e tjera nuk ka pasur. Kemi krijuar një skenë fantastike poshtë ullirit ku do të përformojnë shumë artistë. Kemi pasur shumë kërkesa dhe për ata që duan të vijnë kemi shërbimin e biletarisë këtu në Borsh.

Më shumë