Arkitektura e New York-ut në fustanin e Blake Lively, aktorja i mahnit të gjithë në “Met Gala 2022”!

Marisa Karabeci
03/05/2022

Aktorja e njohur Blake Lively mbrëmjen e djeshme në “Met Gala” i ka mahnitur të gjithë me look-un e saj. Bukuroshja mbërriti në tapetin e kuq e veshur me një fustan nga Atelier Versace, që më vonë u transformua ndërsa ajo ngjitej në shkallët e Met. Fustani i aktores ishte zbukuruar me një fjongo gjigante, para se asistentët të ndërhynin për ta ‘zbërthyer’, duke e transformuar fustanin nga rose-gold në aqua-blue para syve të publikut.

Duke shpjeguar se nga ishte frymëzuar pamja e saj në ‘Met Gala 2022’, Blake Lively tha për ‘The Cut’ se:

Në vend që të ndikohesha nga moda në veshje, unë u ndikova nga arkitektura e qytetit të New-York-ut dhe ndërtesat klasike.

Duke treguar bishtin e fustanit të saj, Lively tha se kjo është plejada e stacionit qendror Grand. Busti i saj, ndërkohë, u frymëzua nga Empire State Building, ndërsa veshja dhe kurora nga Statuja e Lirisë. Lively vazhdoi të shpjegonte se kurora ka 7 nivele, ashtu si Statuja ka 7 rreze.

Kim Kardashian, Blake Lively, Vannesa Hudgens e Cardi B, ishin padyshim mbretëreshat e mbrëmjes së djeshme në ‘Met Gala’, që konsiderohet festa me e madhe e vitit dhe nata me e bukur e modës dhe fantazisë, përveçse një event që zyrtarisht ndihmon në mbledhjen e parave në Muzeun Metropolitan të Artit të Kostumeve në New York.

Meqenëse është eventi që bën bashkë në tapetin e kuq yjet e showbiz-it njësoj si në Çmimet Oscar, edhe në ‘Met Gala’ një biletë kushton, aq më tepër kur paratë shkojnë për bamirësi. Këtë vit tema ishte: “Në Amerike, një antologji e modës” që përfaqësonte një mundësi për personazhet që eksploronin modën e “moshës së praruar” në periudhën e industrializimit të shpejtë.

Më shumë