Dyshja më simpatike italiane Chiara Ferragni dhe Fedez shkëlqejnë në “Met Gala 2022”!

Marisa Karabeci
03/05/2022

Të ftuar në “Met Gala 2022”, nga vetë Donatella Versace ishin dyshja e njohur italiane Chiara Ferragni dhe bashkëshorti i saj Fedez. Ngjarja më e diskutuar e modës dhe artit u mbajt mbrëmjen e djeshme në Muzeun Metropolitan të Artit në New York, në orën 18:00 e thënë ndryshe, në 23:00 me orën tonë lokale.

Chiara dhe Fedez dukeshin mahnitës me look-un e tyre sigurisht e gjitha Versace. Ata ishin kombinuar në mënyrë të përkryer me njëri tjetrin, ku dominonte ngjyra e zeza dhe e verdhë.

https://www.instagram.com/p/CdFm6V8uLVx/?utm_source=ig_embed&ig_rid=f1c13472-cfaf-4799-b441-187e31a20ece

Mbrëmja e “Met Gala” është në thelb një ngjarje e rëndësishme bamirësie. Pjesëmarrja është e kufizuar me stilistë, modele, këngëtarë, aktorë dhe përfaqësues të tjerë të botës së madhe të showbizit, por jo gjithkush e merr ftesën për të shkuar.

Kim Kardashian, Blake Lively, Vannesa Hudgens e Cardi B, ishin padyshim mbretëreshat e mbrëmjes së djeshme në ‘Met Gala’, qe konsiderohet festa me e madhe e vitit dhe nata me e bukur e modës dhe fantazisë. Ndërkaq, në këtë artikull njihuni me veshjet më të mira të mbrëmjes më të rëndësishme të modës ku padyshim të gjithë yjet kanë shkëlqyer me stilin e tyre unik.

Ndërkaq, sjellim në vëmendje se Fedez rreth një muaj më parë u operua për një formë të rrallë të kancerit të pankreasit. Pranë tij gjatë gjithë kësaj kohe ka qëndruar edhe blogerja e njohur italiane Chiara e cila ka ndarë shpesh momente nga kjo eksperiencë e vështirë për ta. Bukuroshja reagoi duke postuar një seri fotosh ku ishte së bashku me bashkëshortin e saj. Ajo u shpreh se si e përjetoi të gjithë këtë përvojë dhe se sa e frikësuar ishte ndjerë.

Më shumë