Cila është risia e edicionit të parë të Festivalit të Filmit “Idromeno” dhe si është pritur nga publiku shkodran?!

Silvia Tabaku
11/05/2022

Që prej të dielës në Shkodër ka nisur edicioni i parë i festivalit të filmit “Idromeno”, aktivitet i cili do të vijojë deri në 14 maj. Përgjatë kësaj jave do të shfaqen 50 filma shqiptarë dhe të huaj për artdashësit që janë mbledhur në këtë qytet. Një nga synimet e festivalit është edhe rikthimi në traditë pasi një pjesë e filmave do të sjellin në vëmendjen e publikut pamjet e dikurshme të Shkodrës. Për këtë festival do të ketë edhe të ftuar shumë specialë nga kinematografia.

Për të dhënë më shumë detaje rreth këtij festivali e ftuar në “Wake Up” ka qenë artistja Sonela Pirani, e cila është drejtoreshë e ‘Idromeno Indipendent Film Festival’.

Si ishin dy netët e para të festivalit “Idromeno” dhe sa entuziast është treguar publiku shkodran për këtë aktivitet?

Entuziast shumë, unë nuk e prisja isha si në tension por vajti shumë mirë dhe jemi shumë të kënaqur. Dje kishim edhe një panel diskutimi dhe gjithçka shkoi perfekt. Po fillon të ziejë gjëja.

Ky është edicioni i parë dhe e gjithë ideja për një festival të tillë ka qenë e Sonelës. Çfarë ka ndryshe nga shumë festivalë të tjerë të filmit që organizohen prej vitesh në Shqipëri?

Është një format eksperimental festivali, pra nuk ndalet vetëm tek pjesa e të qenit festival filmi por ka masterclass dhe ka panele diskutimi, kemi gjithashtu një kinoditar dhe një ‘Idromeno’ që na çon edhe në avangardën e parë të kinematografisë shqiptare. Kështu që ka një larmi programacioni dhe besoj që kjo është e veçanta, përfshirja e njerëzve është shumë e rëndësishme për ne prandaj edhe kemi krijuar një festival që të përfshin jo vetëm në debat por edhe në bisedë. Kemi ftuar regjisorë të cilët do të flasin edhe drejtpërdrejtë me publikun edhe me kineastët, do të ndajnë eksperiencat e tyre dhe kjo për ne është shumë e rëndësishme.

Megjithëse Idromeno është themeluesi i kinemasë së parë shqiptare, njëkohësisht është një personazh i keqpërdorur e pak i njohur thellësisht. Sipas teje në ҫ’kuptim është i keqpërdorur?

Për mua çdo mjeshtër i madh i cili nuk njihet gjerësisht për mua është i keqpërodrur sepse çdokush që njihet në mënyrë sipërfaqësore do të trajtohet në mënyrë sipërfaqësore. Por një trajtimi në mënyrë kaq banale është keqpërdorje. Kjo është e gjithë ideja.

Më shumë