Si asnjëherë më parë projekti “Un Ballo In Maschera” do të vijë në TKOB/Zana Çela zbulon gjithçka!
Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor gjithnjë e më shumë sjell bashkëpunime dhe vepra të rëndësishme siç pritet të jetë dhe vepra skenike e operas “Un Ballo In Maschera”. Gjithçka nisi tre vite më parë me nënshkrimin e Protokollit të Bashkëpunimit mes TKOB dhe “Regio di Parma” me drejtuese Ana Maria Meo njëkohësisht dhe Presidente e “Opera Europa” e cila do të konkretizohet pikërisht këtë vit.
Në bazë të protokollit të bashkëpunimit me TKOBAP dhe me Zana Çelën do të sjellin në Shqipëri “Un Ballo In Maschera”, një vepër e vitit 1913 e cila vjen e rijetëzuar nga Teatri i Parmës, pasi është origjinali i vendosur për herë të parë në atë teatër. Skenografia dhe kostumet janë të vitit 1913 dhe i gjithë produksioni do të realizohet në TKOB nga data 1 deri në 7 qershor. Për të folur në lidhje me këtë projekt shumë të rëndësishëm në studion e “Wake Up” ka qenë e ftuar Zana Çela.
Si ndihesh që tashmë vepra skenike e operas “Un Ballo In Maschera” do të konkretizohet?
Shumë të emocionuar jemi të gjithë sepse siç e thatë dhe ju kemi tre vite që e presim këtë moment që pas nënshkrimit dhe më në fund me datë 1, 2, 3 dhe 4 qershor ne do të kemi premierën e këtij projekti kaq të madh. Është një projekt që në fakt do të kulmojë le të themi në sezonin e parë artistik të Teatrit të Operas dhe Baletit. Një projekt shumë i madh që Teatri i Parmës e sjell edhe në Shqipëri në teatrin tonë me skenografinë dhe kostumografinë. Dua të theksoj se është një skenografi shumë e vjetër njëqind vjeçare. Që pas restaurimit sepse atë e mbajnë si një nga bizhutë më me vlerë edhe e rikthyen në teatrin e tyre në 2019.
Çfarë detajesh iu kanë marrë më shumë kohë për “Un Ballo In Maschera”, ku pamjet e skenografisë së veprës po i shohim sot për herë të parë?
Është një skenografi jashtëzakonisht shumë e bukur, madhështore dhe monumentale. Po ashtu edhe kostumet për të realizuar veprën vjen një staf i plotë i teatrit “Regio Di Parma” me regjisoren, kostumografen, skeongrafen e cila edhe e ka restauruar tashmë. Të gjithë do të fillojnë punën me stafin tonë të artistëve.