Të gjithë i kemi parasysh pyetjet tipike të takimit të parë: Me çfarë merresh? Çfarë të pëlqen? Nga je? Cilat janë hobet e tua? Janë të gjitha të nevojshme, por shumë të mërzitshme. Në vend të tyre, zgjidh pyetje nga kjo listë, që janë krijuar për të frymëzuar një bisedë më të këndshme ndërsa je ende duke kuptuar çfarë njeriu në thelb ke përballë.
Duke marrë përgjigjet e këtyre pyetjeve do të kuptoni se ato flasin shumë rreth gjërave të personit që po njihni. Kujdes, këto pyetje janë ndërtuar nga psikologët në mënyrë të atillë që të bëjnë sa më të thjeshtë marrjen e përgjigjeve të sinqerta dhe reale. Njihuni me to:
1.Më trego për shokun më të ngushtë.
2.Çfarë video online të ka bërë më shumë për të qeshur?
3.Si do ta kaloje të dielën perfekte?
4.Çfarë fëmije ke qenë?
5.Duhet të kesh ndonjë pseudonim, çfarë fshihet pas saj?
6.Në çfarë vendi ke dashur gjithmonë të shkosh?
7.Cila ka qenë puna jote më e keqe?
8.Ke qenë tip popullor në gjimnaz?
8.Çfarë libri ke lexuar këto kohë?
10.Je i fiksuar me ndonjë personazh të famshëm?
11.Çfarë do të shpëtoje të parat nëse shtëpia jote do të shembej?
12.Në dashuri dhe në luftë gjithçka lejohet. E vërtetë apo jo? (oo, e thamë sa për shaka!)
13.Me çfarë lloj stërvitjesh, sporti merresh?
14.Ke një njeri që të frymëzon?
15.Cili ka qenë kostumi më i bukur që ke veshur në një festë me maska?
16.Nëse do të fitoje 1 milion$, çfarë do kishe blerë ?
17.Cila është gjëja e parë në listën e planeve?
18.Çfarë doje të bëheshe kur të rriteshe, kur ishe i vogël?
19.Cila është dhurata më e bukur që ke marrë?
20.Nëse do të kishe një fuqi të mbinatyrshme, çfarë do doje të ishe?
Ndërkaq, jo të gjithë meshkujt kanë aftësinë për ta bërë një femër të ndihet e veçantë, por të lindurit e këtyre shenjave të horoskopit janë aq romantikë sa do t’ju bëjnë të ndiheni si një princeshë gjithë jetën. Ja për cilët bëhet fjalë.