LIVE PAINTING FOR CHILDREN | Data e re
Të dashur fëmijë dhe prindër, bëhuni gati! Takimi ynë magjik ka një datë dhe vend të ri.
Më 10 Korrik, ambientet e Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” do të kthehen në një laborator arti dhe teknologjie.
Ejani të zbulojmë një eksperiencë unike ku vizatimet tuaja transformohen LIVE dhe marrin jetë përmes projeksioneve, inteligjencës artificiale dhe realitetit virtual!
Çfarë do të bëjmë?
Do të krijojmë pa asnjë limit.
Do të eksperimentojmë me teknologjinë.
Do të bëhemi pjesë e një vepre kolektive.
Familjarët, miqtë dhe vizitorët mund të ndjekin nga afër të gjithë procesin magjik!
Ky projekt realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.
🗓 10 Korrik 2026
🕗 20:00
📍 Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”
🎟 Hyrja: Plotësisht e lirë për të gjithë!
Ju mirëpresim me plot surpriza!
#livepainting #kidsart #artandtechnology #digitalart #playground