Art

TRIO REVE

Silvia Tabaku
23/05/2022

Kemi kënaqësinë t`ju ftojmë në koncertin “16 SHEKUJ MUZIKE SHQIPTARE” më 24 maj, ora 19:00, në sallën “Shakespeare” të Teatrit Metropol, Trio Rêve dhe Armand Broshka.

👉🏻 Hyrja është e lirë

Bazuar mbi studimet e Ramadan Sokolit dhe Armand Broshkës (Arranzhues dhe Narrator).

*Trio Rêve
Adem Hasani, Piano
Dardan Osmanaj, Violinë
Igert Zeqiri, Violonçel

*Mbeshtetur nga Ministria e Kultures, ne bashkëpunim Teatrin Metropol Tiranë.

*Muzika e aplikuar dhe e shkruar shqiptare i ka rrënjët e saj gjashtëmbëdhjetë shekuj më parë, në mesjetën e hershme me përfaqësuesin e saj Niketë Dardanin i cili në shek.IV shkroi himnin e famshëm “Te deum”, himn i cili frymëzoi më pas kompozitorët më të famshëm botëror si Charpentier, Haydn, Mozart, etj. Më pas përfaqësues të tjerë në shek.XIV me Jan Kukuzelin, Gjergj Danush Lapacaja shek.XVI, Ismail Dede Efendi shek.XVIII, Luca dhe Anton Sorga te shek.XVIII-XIX,Palokë Kurti, shek.XIX, Lec Kurti, Fan S. Noli, Thoma Nasi etj. shek.XX.

Për Shqipërinë e shqiptarët kanë shkruar përgjatë shekujve edhe kompozitorët më të famshëm botërorë si Antonio Vivaldi, Françoise Rebel, Françoise Francoeur, Edward Jones etj.

E gjithë kjo muzikë e larmishme e këtyre autorëve e studiuar nga Ramadan Sokoli, e me vone nga Armand Broshka, eshte përshtatur nga ky i fundit në arranzhim për trio klasike (violinë, violonçel dhe piano) në mënyrë që të ketë një qasje me një publik sa më të gjërë kombëtar e ndërkombëtar. Prakticiteti që të orfon përshtatja e këtyre muzikave të gjinive të ndryshme (himne, folk, simfonike, opera, koncertale, etj) në një trio klasike bën që ajo të shkojë shumë shpejt dhe mjaft e kuptueshme për një publik të larmishëm në grupmosha dhe status social. Kjo ben te mundur prezantimin dhe shijimin e gjashtëmbëdhjetë shekujve muzikë të kombit shqiptar dhe dedikimeve për të nga miqt dhe dashamirësit e tij nga e gjithë bota.

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
Instagram
Facebook
+355 67 227 0668

Adresa: Rruga Ded Gjo Luli, Tiranë 

Më shumë