Njerëz, është sezoni i dasmave. Sigurisht, çdo dasmë kërkon që të paraqiteni të veshur sa më mirë. Keni nevojë për pak frymëzim? Ne në këtë artikull ju tregojmë se çfarë ju nevojitet për t’u dukur më mirë:
1.Dasma në fshat
A erdhi ftesa juaj e pikturuar me dorë dhe me aromën e trëndafilave? Ju duhet të shkoni në fshat për një martesë në një rezidencë të vjetër të vendosur nën një tendë romantike. Kombinoni një xhaketë me një palë pantallona. Mbani këmishën tuaj të thjeshtë, të bardhë dhe aksesorët si ora. Kjo nuk është koha për të veshur atletet e bardha, sepse në fund të natës ato do të mbushen me baltë.
2.Dasmë luksoze
Për dasmën më të mirë në një vend super të dëshirueshëm, ju rekomandojmë të zgjidhni një kostum të prerë elegant në një ngjyrë jeshile ulliri dhe ta kombinoni me aksesorë delikatë. Një orë e lakmueshme dhe një palë syze dielli të kombinuara do t’ju bëjnë të dukeni shumë bukur.
3.Dasmë në kopsht
Dasmat e thjeshta dhe super personale, në oborrin e shtëpisë po bëhen gjithnjë e më të njohura. Nëse jeni të ftuar në një dasmë të tillë, gjasat janë që të jeni miq shumë të mirë me çiftin. Pra, mos u bëni dembel me rrobat tuaja. Me një palë pantallona të mprehta dhe një këmishë në ngjyrë pane me mëngë të shkurtra të kombinuara me disa aksesorë modernë padyshim që do të dukeni bukur.
4.Dasmë tropikale
Veshja për një dasmë që padyshim do të përfshijë temperatura të larta dhe pak lagështi është e ‘frikshme’. Zgjidhni një kostum prej liri me ngjyra të çelura dhe një këmishë pambuku. Kjo është ndoshta e vetmja herë që do të dukeni bukur kombinuar me sandale.
5. Dasmë në zyrën e gjendjes civile
Nëse jeni të ftuar në këtë dasmë dukuni sa më thjeshtë me një kostum të zi, por mos ngurroni të argëtoheni pak me këmishën dhe këpucët tuaja. Ah dhe mos harroni të sillni diçka për të dokumentuar ditën si një aparat fotografik, ata do t’ju falënderojnë për këtë në fund.