Duhanpirës, laps e letër përpara dhe shënoni ushqimet që mund t’ju “shpëtojnë” nga sëmundjet e mushkërive!

Marisa Karabeci
17/06/2022

Duhani vret mbi 8 milionë njerëz çdo vit. Pirja e saj kontribuon në një sërë sëmundjesh. Mund të shkaktojë gjithashtu ulçerë, osteoporozë, goditje në tru dhe emfizemë. Ndonëse mos pirja e duhanit është alternativa më e shëndetshme, nëse nuk jeni gati për ta lënë atë, mund të bëni më të mirën për të minimizuar dëmtimin e trupit tuaj duke planifikuar vaktet tuaja rreth ushqimit që rezulton i dobishëm për mushkëritë e duhanpirësve.

Njihuni me këto ushqime:

1.Domate dhe mollë

Një studim dhjetëvjeçar i 650 të rriturve britanikë dhe evropianë sugjeron se dietat e pasura me domate dhe fruta, veçanërisht mollët, mund të përshpejtojnë shërimin e mushkërive të dëmtuara nga tymi. Studimi zbuloi se njerëzit që hanin mesatarisht më shumë se dy domate ose më shumë se tre porcione fruta të freskëta në ditë, veçanërisht mollët, kishin një rënie më të ngadaltë të funksionit të mushkërive se sa ata që hanin më pak se një domate ose më pak se një porcion fruta në ditë. Një tjetër hulumtim i publikuar në revistën ‘Thorax’, zbuloi se njerëzit që hanin pesë ose më shumë porcione frutash dhe perimesh çdo ditë kishin, përkatësisht, 40% dhe 34%, më pak gjasa për të zhvilluar sëmundje pulmonare obstruktive kronike.

2.Çaji jeshil

Çaji jeshil ka një përqendrim të lartë të katekinave dhe është po aq efektiv sa domatet dhe mollët në ngadalësimin e funksionit të mushkërive që vjen me moshën dhe që përkeqësohet nga pirja e duhanit. Katekinat janë përbërës që mund të ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut, humbjen e peshës dhe mbrojtjen e trurit nga sëmundjet. Katekinat në çajin jeshil mund të shpërbëjnë dhe të lirojnë depozitat e mukusit në mushkëri. Çaji jeshil është gjithashtu i pasur me veti antimikrobike që ndihmon në përmirësimin e shëndetit të mushkërive.

3.Shafrani i Indisë

Shafrani i Indisë ka veti të fuqishme anti-inflamatore, gjë që e bën atë efektiv në zbutjen e dëmeve të shkaktuara në mushkëri nga pirja e duhanit. Është kurkumina e pranishme tek shafrani i Indisë që i jep atij vetitë e forta antioksiduese, anti-inflamatore dhe antikancerogjene që mbron mushkëritë nga dëmtimet e shkaktuara nga nikotina. Tymi i cigares mund të shkaktojë inflamacion dhe pengim në rrugët e frymëmarrjes. Kurkumina mbron nga zhvillimi i sëmundjeve të tilla inflamatore të mushkërive si COPD. Kurkumina mbron mushkëritë nga kancerogjenët e pranishëm në tymin e cigares dhe parandalon zhvillimin e kancerit të mushkërive.

4.Xhinxheri

Xhinxheri ka veti anti-inflamatore që ndihmojnë në largimin e toksinave nga trakti respirator. Ai përmban shumë vitamina dhe minerale duke përfshirë kalium, magnez, beta-karoten dhe zink. Disa ekstrakte të xhinxherit dihet gjithashtu se vrasin qelizat e kancerit të mushkërive.

Më shumë